Nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e investimeve turke në Shqipëri ka qenë në qendër të Konferencës të zhvilluar nga fondacioni i Zhvillimit Ekonomik në Turqi.

Hapësirat në të cilat mund të investojë ekonomikisht Turqia, si partner strategjik, janë të shumta si në turizëm, miniera apo arsim.

Sipas Kreut të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, e rëndësishme është nxitja e eksportit shqiptar drejt Turqisë.

Shqipëria mund të përfitojë rritjen e ekonomisë së Turqisë, që përmban shifra të larta, duke zhfrytëzuar thesaret dhe potencialet e saj. Këtë mesazh ka përcjellë Cavit Degas nënsekretar i Çështjeve të Thesarit i Turqisë.

Rëndësia e ekonomisë edhe si një urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Turqisë ishte në qendër të kësaj konference.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)