Jaka: Pozitiv propozimi i LSI-së për
fasonët, skeptikë për paketën fiskale

Jaka: Pozitiv propozimi i LSI-së për<br />fasonët, skeptikë për paketën fiskale
TIRANE- Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë vlerëson si pozitiv propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që tatimi mbi të ardhurat për Fasonët të vazhdojë të jetë në masën 10%.

Gjatë analizës vjetore të DHIT-së, Jaka theksoi sot se “shpreh vlerësimin maksimal për angazhimin e LSI-së për të reflektuar në paketën fiskale amendimet për biznesin fason, duke e vlerësuar këtë biznes si një ndër sektorët më të rëndësishëm që ka nevojë për përkujdesjen dhe mbështetjen e politikave qeveritare”.

“Kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi skeptikë për ndryshimet e fundit që po i bëhen paketës fiskale. Koha e shkurtër e konsultimeve me grupet e interesit të paketës fiskale dhe fillimi i zbatimit të saj në mënyrë të menjëherëshme kanë marrë edhe kundërshtimet e sipërmarrjes private.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë me vullnetin e saj pozitiv uron që maxhoranca e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit të ketë të drejtë në argumentet e pakontestueshme dhe finalizimin e rezultatit pozitiv lidhur me reformat që ka nisur dhe jo duke u bazuar tek forca e kartonit”, theksoi Jaka.

Ai tha se “partneriteti dhe dialogu privat, lufta kundër fenomeneve korruptive dhe arbitrare, lufta kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës, siguria ligjore e stabilitetit ekonomik dhe politik janë të drejta të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve shqiptare dhe nga ana tjetër janë premtime, angazhime dhe sfida të maxhorancës qeverisëse”.

“Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë, duke parë pozitivisht angazhimin e maxhorancës shqiptare për të shlyer detyrimet ndaj biznesit, shpreson që ajo të marrë parasysh edhe kërkesat e sipërmarrjes përpara votimit të paketës fiskale në Kuvend, sinjal shprese që na vjen edhe nga konsulta e kësaj pakete në komisionin e ekonomisë”, u shpreh Jaka.

Kreu i DHIT-së i bëri thirrje të gjithë sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë që ta shohin Shqipërinë si vendin e duhur për të investuar paratë e tyre.

Jaka, duke përmendur disa nga problemet që janë hasur gjatë këtij viti, tha se “fillimi i vitit 2013 u shoqërua me thellimin e krizës ekonomike, si rritja e detyrimit financiar të buxhetit të shtetit ndaj sipërmarrjes private, thellimi i problematikës në sistemin e kredive me probleme, rënia e kërkesës për kreditim nga sipërmarrja dhe qytetarët shqiptarë, rënia e fuqisë blerëse e konsumatorit shqiptar, etj”.
Jaka tha se “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Aleanca për lobim nuk do të heqin dorë kurrë nga kërkesat e ligjshme ndaj çdo qeverie apo aleance që është në maxhorancë që të vlerësojë dhe respektojë rolin e sipërmarrjes private në progresin e zhvillimit ekonomik, duke u konsultuar për çdo akt ligjor apo nënligjor, që ndikon edhe në aktivitetin e sipërmarrjes private”.

“Viti 2014 do të jetë sakrificë për të gjithe ne, por pa sakrificë nuk mund të ketë rezultate.DHIT shpreh anagazhimin e saj për të qenë një partnere progresiste në shërbim të zhvillimit ekonomik”, përfundoi Jaka.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit