Nënkryetari i Kuvendit ilegal të bashkësive të Kosovës, Marko Jakshiç ka deklaruar se zgjedhjet lokale serbe do të mbahen patjetër në komunat e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Shtërpcës, komuna të banuara kryesisht nga serbët..
“Besojmë se kjo qeveri tradhtare, e cila merret me shitjen e territorit të vet, do të zbres nga froni. Qeveria kombëtare... jo vetëm që do t`i njoh zgjedhjet, por edhe në komunat e tjera do të formojë qeveritë lokale”, ka thënë Jakshiç për mediat serbe.
“Është qesharake që për heqjen dorë nga zgjedhjet lokale, foli së pari ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ndërsa më herët kryetarja e Kuvendit i shpalli në tërë territorin. Referimi te Rezoluta 1244 është i paqëndrueshëm, për shkak se ky dokument ka ekzistuar edhe në vitin 2008, kur ne kemi pasur zgjedhje lokale në Kosovë” theksoi Jakshiç duke shtuar se moszbatimi i zgjedhjeve lokale do të thotë “eksod i ngadaltë i serbëve, që do të fillojë me serbet në jug të lumit Ibër, e pastaj edhe në veri ku ata janë shumicë”.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com