'Jam bekuar katër herë me këtë ndjesi...', Kobe Bryant tregonte arritjen e tij më të madhe kur ishte gjallë

'Jam bekuar katër herë me këtë ndjesi...', Kobe Bryant tregonte arritjen e tij më të madhe kur ishte gjallë

Familja Bryant

Legjenda e basketbollit që vdiq gjatë aksidentit me helikopter, Kobe Bryant kishte bërë një marrëveshje me bashkëshorten e tij se kurrë nuk do të udhëtonin bashkë.

Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë njerëz të tjerë, humbën jetën si pasojë e aksidentit të së dielës gjatë një udhëtimi për në Klaiforni.

Ai la pas gruan, Vanessa-n, 37 vjeçe dhe tre vajza, Natalia, 17, Bianka, 3 dhe Capri që lindi në qershor të 2019-s.

Ish-basketbollisti 41-vjeçar i NBA-së dhe e bija po shkonin në një lojë basketbolli.

I njëjti burim tha për “People” se Bryant udhëtonte vetëm me pilotin Ara Zobayan, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident.

Bryant udhëtonte me helikopter për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe më pak kohë në trafikun e rënduar të SHBA-së.

“Ngecja në trafik dhe humbisja diçka të rëndësishme në shkollë. Duhet të gjeja një mënyrë për t’u stërvitur dhe fokusuar te sporti, por pa lënë familjen pas dore. Aty filloi gjithçka. Mund të shkoja në stërvitje dhe të kthehesha për 15 minuta,” tha ai në 2018-n. 

Në një intervistë të publikuar në nëntor, Bryant tha se nga gjitha arritjet e tij, fëmijët ishin arritja më e madhe.

Familja Bryant

Ai është shprehur para vdkejes së është shumë krenar që është baba.

“Kam kaluar kaq shumë, por besoj se ndjenja më e thellë është dashuria e pakushtëzuar, e papërmbajtur që ke për fëmijët. Jam bekuar katër herë me këtë ndjesi dhe është gjëja më e fuqishme në botë”, ka thën ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë