Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi doli sot në një deklaratë për mediet për të folur për situatë politike në vend. Ai tha se procesin zgjedhor nuk do mbahet pasi në disa bashki PS nuk ka kundërshtarë nga ana e opozitës dhe ftoi kryeministrin që të bëjë bashkë në tryezë kundërshtarët e tij politikë.
Gjuzi tha se Presidenti Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen pasi në zgjedhjet e vitit 2017 ndërhyri për të favorizuar partinë e tij.
"Në botë ka shqiptarë që janë bërë kryeministra. Parlamenti shqiptar nuk do guxojë askush t'i mbyllë gojën atyre që kanë arritur aty falë votës inteligjence të shqiptarëve. Do jem i hapur transparent nga marrëdhëniet familjare te ato financiare. I them shkëlqesisë së tij Edi Rama se nuk mund të shkoni në zgjedhjet e 30 qershorit me këtë kod të manipulimit. Për konservatorët që kanë mbërritur në Kuvend falë votës, jemi të gatshëm që të jemi atje. Por nuk ka shans të jemi në zgjedhje sepse zgjedhjet po manipulohen. Ne e kemi në zemër PD por jemi konservatorë. I them Ramës se je kryeministër dhe ke përgjegjësi.
Ai që ka portofolin financiar konsiderohet si ai që menaxhon një familje. Si mund të bëjë zgjedhjet ku nuk ka kandidat përballë në 25 bashki të vendit. Partia Konservatore i bën thirrje presidentit të japë dorëheqjen dhe t'i hapë rrugë atyre që nuk futen në zgjedhje. Nuk e njohim Presidentin, e kemi dërguar në Kushtetuese, për shkak se favorizoi partinë e tij në zgjedhje, i bëj ftesë të japë dorëheqjen dhe të ikë.Jemi më europianë se europianët. Si mundet ne që të themi se do t'i bëjmë zgjedhjet tani. Në KQZ po punohet dhe ka një volum që nuk e kontrollon dot. Partia konservatore ka paraqitur disa kandidatura që nuk regjistrohen të gjithë për shkak të kodit zgjedhor. Imagjino një njeri që mbron të drejtat. Si mundet të bëjmë ne zgjedhje në aksident. I kërkoj Edi Ramës të ftojë në tryezë bashkëbisedimi kundërshtarët e tij politikë", u shpreh Gjuzi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
54.6%
-
Jo
43%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6134
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën
11 Janar, 07:25
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
Sa bukur e paska mësuar vjershen ku. Ik mor trap se ti qenke budall.
Përgjigjuku i gjeti parate zoti gjuzi te arestohete ka lidhje me mavje
PërgjigjuKujtim Gjuzi forever!!! Te pakten ti plako me keto qe thua te heq stresin. Te tjeret na vjedhin dhe bejn kerdin. Hallall qe je i hapur. Ishalla te zgjedhin ne vend te Likes se dhe kostumet i qep vet dhe i ke trendi.
PërgjigjuKupton ti tani? Ta fshime b.then ne me diplomat qe kemi
PërgjigjuInteligjence by ... ka ky
PërgjigjuKujtim Gjuzi deputet?! Kulmi! Cfare behet keshtu ne Shqiperi? Po ti je kampioni I budallenjeve, te gjithe tallen me ty. Te pakten voto SPAKUN. Je budallai me me fat
PërgjigjuMe kete voten inteligjente ia ka fut i çike kot, por per te tjerat i ka rene ne koke.
Përgjigju