'Jam gati të sakrifikohem'/ Deklarata e Metës jehonë në mediat ndërkombëtare

'Jam gati të sakrifikohem'/ Deklarata e Metës jehonë në mediat ndërkombëtare

Presidenti Ilir Meta

Deklaratat e Presidentit Ilir Meta sot nga Pogradeci se është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej dhe ta çojë Shqipërinë në konflikte të paparashikueshme ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

"Ilir Meta tha se pas dështimit të ndërmjetësimit të një zgjidhjeje politike, ai ishte i gatshëm të japë dorëheqjen nëse ai "ishte i sigurt se vendi ka një zgjidhje politike, kushtetuese dhe solide. Meta gjithashtu e krahasoi veten me presidentin kilian Salvador Allende, i cili vrau veten në vitin 1973 ndërsa trupat rrethuan pallatin e tij pas një grushti ushtarak" shkruan Washington Post.

Ndërkohë që artikulli vijon duke theksuar apelin e ndërkombëtarëve për opozitën shqiptare. "Opozita nuk ka dëgjuar thirrjet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që të mos nxisin dhunën dhe të ulen për bisedime me qeverinë". Përpos Washington Post, hapësirë deklaratës së Presidentit Meta i ka kushtuar edhe “New York Times”.

Shkrimi per Meten ne mediat e huaja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 21/03/2019 08:39

    Kjo deklarate eshte aq kriminale,sa mashtron opinionin se eshte atdhetare e shume humane,Nga kush rrezikohet Sqhiperia dhe shqiptaret, me shume se nga Meta,salihu,Baasha,Monika,mediu,Pena Shehi?!Vertet keta e kane shkatertrura,keta per te sheptuar therrasin edhe djallin e te birin, qe te fshehihen nga krimi.Kjo deklarat eshte e lyere me vaj qe ndez e shkaterron.Gjitha Meta mund t'i kete,vetem atdhetarizzmen dhe dahsurin per Sqhiperine Kurre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë