-
'Do bëhem kamikaze'/ Ja ku u frymëzua Meta për vetëflijimin si Salvador Allende (VIDEO)
Presidenti i Republikës Ilir Meta frymëzimin për vetëflijimin në mënyrë që vendi të dalë nga kriza e ka pasur nga bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa ka marrë shembullin e presidentit të Kilit në vitet '70-'73 Salvador Allende. Ishte Monika Kryemadhi në datë 7 shkurt të këtij viti, 6 javë më parë që u shpreh se ishte gati që të bëhej edhe kamikaze për të marrë Ramën me vete që, sipas saj të shpëtonte vendin.
23 Mars 2019, 20:04 -
Servet Pëllumbi: Zgjedhje të parakohshme?! Përse duhen?! Mazhoranca mund të qeverisë
Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, thotë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në krizën politike në Shqipëri, duke hequr paralele edhe me atë se çfarë po ndodh në Francë, me protestat e 'jelekverdhëve' kundër qeverisë.
23 Mars 2019, 10:59 -
Bollino: Në kërcënimin e Metës (për SHBA) aludimi i vërtetë është për 'juntën' e drejtësisë
Referimi për vetëvrasjen fizike duket qartë si një ekzagjerim teatral, pak a shumë si lotët e Monikës në televizion, kur zbuloi ekzistencën e kërcënimeve të mistershme për të cilat më pas nuk është dëgjuar më asnjë fjalë.
23 Mars 2019, 07:52 -
Reagon Monika Kryemadhi pas deklaratave të forta të Ilir Metës për djegie mandati e 'vetëvrasje'
Nga protesta e opozitës sot tek Kuvendi kundër qeverisë, Kryemadhi u shpreh e distancuar nga qëndrimet që mban Presidenti, ku duhet theksuar se mes tyre ka një të përbashkët të madhe: parlamenti sipas tyre është ilegjitim.
21 Mars 2019, 12:51 -
'Jam gati të sakrifikohem'/ Deklarata e Metës jehonë në mediat ndërkombëtare
Deklaratat e Presidentit Ilir Meta sot nga Pogradeci se është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej dhe ta çojë Shqipërinë në konflikte të paparashikueshme ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
20 Mars 2019, 19:02 -
Nëse Meta ikën, s'ka krizë! PS i ka votat për zëvendësimin me një President nga opozita
A mund ta zgjidhë krizën ose ta ashpërsojë atë, lirimi i karriges Presidenciale të Ilir Metës? Deklaratë të ngjashme Meta bëri dhe në vitin 2016 për reformën në drejtësi, por nuk u largua si Kryetar Kuvendi. Kronika në vijim na njeh me pasojat kushtetuese të një largimi të mundshëm të Ilir Metës nga Presidenca.
20 Mars 2019, 17:18 -
Kërcënon Meta: Vendi po rrezikon trazira'! Gati të lërë mandatin (ose) të vrasë veten si Salvador Allende /VIDEO
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar këtë të mërkurë se është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej dhe ta çojë Shqipërinë në konflikte të paparashikueshme. Me mesazh të drejtpërdrejt ndaj kryeministrit Rama dhe liderit opozitar Basha, Meta thotë se ata po sakfrifikojnë vendin në një krizë gjithnjë e me të thellë për karrigen e tyre. Meta e ka gjykuar antikushtetues zevendesimini e deputeteve nga ana e KQZ-së . Zgjidhja është vetëm përmes dialogut -tha Meta - dhe nëse kjo arrihet paraprakisht, atëherë ai është i gatshëm të heqë dorë nga mandati i Presidenti për t'i hapur rrugë zgjidhjes.
20 Mars 2019, 11:46