Kërcënon Meta: Vendi po rrezikon trazira'! Gati të lërë mandatin (ose) të vrasë veten si Salvador Allende /VIDEO

Presidenti Ilir Meta, në deklaratën e parë, më të plotë politike mbi krizën, paralajmëroi këtë të mërkurë nga qyteti i Pogradecit, rrezikun e kthimit të trazirave si në vitet më të veshtira të Shqipërisë. Një lloj kërcënimi qe as opozita deri tani nuk ka artikuluar asnjehere pervec Sali Berishës. Meta  tha se është i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij duke u vetëvrarë në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej. Do ta bënte këtë veprim, njëjtë si presidenti i Kilit në vitet '70-'73 Salvador Allende që u vetëvra si sakrifce extreme kunder instalimit në pushtet të nje junte ushtarake. Me mesazh të drejtpërdrejt ndaj kryeministrit Rama dhe liderit opozitar Basha, Meta thotë se ata po sakfrifikojnë vendin në një krizë gjithnjë e me të thellë për karrigen e tyre. Zgjidhja është vetëm përmes dialogut - tha Meta - dhe nëse kjo arrihet paraprakisht, atëherë ai është i gatshëm të lerë të lirë edhe vendin e Presidentit për t'i hapur rrugë zgjidhjes.

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndaj politikës shqiptare. Ka kritikuar opozitën, pjesë e së cilës është edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi në drejtimin e LSI-së, për lënien  e mandateve por e ka gjykuar antikushtetues zevendesimini e deputeteve nga ana e KQZ-së, një pozicion identik me atë të parashtruar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Meta thotë se të ligjshëm janë vetëm 82 deputetë (ata të mazhorancës dhe tre opozitarët që nuk hoqën dorë nga mandati). Gjithë të tjerët që janë futur në Kuvend dhe kandidatët e tjerë që mund të pranojnë mandatin, sipas kreut të shtetit, janë të kontestueshëm. Zgjidhja sipas Presidentit, nuk vjen as përmes protestave të dhunshme, as përmes metodave policore, as permes parave. Normaliteti do të kthehej vetëm përmes dialogut politik. Çdo ditë që kalon pa dialog mund të përkthehet në pasoja të paparashikueshme për qytetarët shqiptarë, tha.

Meta zbulon edhe nje prapaskenë: Sipas tij skenari aktual ishte paralajmeruar prej tij qe para dy vitesh, dhe madje e kishte denoncuar edhe të nderkombëtarët por askush nuk e ka dëgjuar. Për këto arsye kreu i shtetit tha se nuk ndihet me përgjegjësi për krizën e shkaktuar, e megjithatë u shpreh se është i gatshëm të bëjë dy sakrifica për një zgjidhje politike që sjell normalitetin në vend. E para: Të heqë dorë nga mandati i tij, pasi të jetë siguruar që vendi ka një zgjidhje politike parimore. Dhe e dyta: Deri sakrifikimi i jetës së tij, si presidenti i Kilit Salvador Allende, për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

"Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri", tha Presidenti Meta.

Prononcimi i plote per mediat i Presidentit Ilir Meta

Pyetje: Zoti President, jeni shprehur vazhdimisht që vendi po kalon një krizë përfaqësimi dhe kushtetuese. Kur shpreheni kështu, çfarë keni parasysh Zoti President?

Presidenti Meta: Duhet ta theksoj se kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re. Arsyet dhe argumentet besoj se i kam dhënë edhe më parë pse jemi në një situatë të tillë ku jo vetëm prej kohësh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar, por njëkohësisht edhe janë minuar përpjekjet apo qoftë edhe iniciativat, interesimi i veçantë i Presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë, që në vlerësimin tim është e qëllimshme, dhe e cila ka rrezikuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë dhe po kështu, jo vetëm të gjitha garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve dhe të grupeve të caktuara të interesit.

Tani kriza është thelluar dhe është rënduar edhe më tej pas veprimit të paprecedent të opozitës shqiptare, që është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime, që ka thelluar seriozisht krizën e përfaqësimit të Kuvendit të Shqipërisë si institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë dhe i qytetarëve shqiptarë.

Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse.

Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm që thellon këtë krizë, por sigurisht që nuk ndihmon as kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet. Si  në planin kushtetues, në planin ligjor, në atë procedurial dhe politik, në planin moral, dhe absolutisht që në vendin tonë si një vend tërësisht pro-europian, mund të ftohen, mund të thërriten edhe një milion qytetarë, të cilët kanë mbushur moshën për të qenë deputetë e që nuk kanë frikë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit për të votuar në parlament ligje të reformave të integrimit europian, por kjo duhet t’i sigurojë të gjithë që as nuk e fsheh këtë krizë të thellë përfaqësimi, dhe njëkohësisht as nuk e garanton, përkundrazi e minon, çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe  Bashkimit Europian.

Nuk mund të ketë zgjidhje për këtë krizë, as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprime të dhunshme, as me metoda policore, as me metoda financiare, por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm, që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet, duke respektuar Kushtetutën, duke respektuar ndarjen e pushteteve, duke respektuar të gjitha ato angazhime, të cilat Shqipëria duhet t’i plotësojë urgjentisht për çeljen e negociatave së afërmi.

Çdo ditë që shtyhet ky dialog, çdo ditë që nuk ka përpjekje nga secila palë, përkundrazi kriza, jo vetëm që nuk tejkalohet, por përshkallëzohet, dhe mund të ketë pasoja të paparashikueshme, të cilat janë të papranueshme për qytetarët shqiptarë pas tridhjetë vitesh përvojë.

Pyetje: Zoti president, në kushte të tilla roli i juaj, pra duke qenë mbi palët, cili është? A jeni i gatshëm Ju për t’i ulur palët në dialog?

Presidenti Meta: Dua t’ju siguroj ju dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që, Presidenti Ilir Meta nga dita e parë e deri më sot ka bërë të gjitha përpjekjet për të parandaluar këtë krizë, e cila ka shumë dimensione. Këto janë të dokumentuara dhe nuk do doja t’ju merrja kohë ju dhe qyetarëve për atë se çfarë unë kam bërë për të parandaluar këtë situatë dhe për të dhënë mesazhin para BE-së që, ne jemi një vend që këtë projekt e kemi projekt kombëtar të përbashkët të mazhorancës, opozitës.

Që ne jemi të aftë dhe të përgatitur për të çelur negociatat.

Që ne jemi të aftë të zgjedhim pozitë dhe opozitë një kryenegociator të përbashkët dhe Shqipëria ka shumë të tillë, me integritet, me profesionalizëm, me reputacion ndërkombëtar.

Që ne punojmë së bashku për pesë prioritetet kyçe, pavarësisht se ndahemi për shumë çështje të tjera, por gjithmonë duke respektuar rregullat e demokracisë.

Të gjitha këto përpjekje deri tani, për fat të keq, kanë dështuar, jo për përgjegjësinë time, por për faktin se aktorë të caktuar nuk kanë dashur të marrin përgjegjësitë e tyre dhe në këtë mënyrë kemi ardhur deri këtu.

Nuk është e rëndësishme se çfarë kemi bërë sepse dhe këtë mund ta sqarojmë. E rëndësishme është se çfarë do të bëjmë.

Pyetje: A duhet që forcat politike të bëjnë sakrificë zoti President?

Presidenti Meta: Ajo që mund t’ju them ju, zotit Rama si Kryetar i shumicës në Parlament, që mund t’i them edhe zotit Basha si Kryetar i opozitës, por dhe gjithë qytetarëve shqiptarë socialistë, demokratë apo pa parti, të cilët kanë shqetësimin e stabilitetit të vendit dhe duan siguri dhe nuk duan vetëm kaq, duan dhe çeljen e negociatave, duan ecje përpara drejt anëtarësimit në BE: Presidenti Ilir Meta është shumë i ndërgjegjshëm për rrënjët e kësaj krize. I ka paralajmëruar aktorët vendas dhe ndërkombëtarë prej kohësh, që situata mund të shkojë drejt zhvillimeve të paparashikuara.

Është e rëndësishme të evitojmë çdo përshkallëzim të krizës, e cila mund të sjellë konfrontime, të cilat i kemi parë në të kaluarën dhe që kanë cenuar rëndë interesin e vendit, kanë cenuar dhe jetën, të drejtat dhe pronën e qytetarëve dhe kanë vonuar proceset integruese të Shqipërisë.

Për këtë qëllim, unë i ftoj të gjithë të mos sakrifikojë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e veta.

Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet.

Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri.

Unë do t’i qëndroj betimit tim që, midis pushtetit dhe demokracisë, do të mbaj gjithmonë krahun e demokracisë sepse vetëm demokracia garanton një pushtet për popullin shqiptar në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qeratai: 21/03/2019 06:56

    Aman vrije veten o Meta dhe mos kij fare merak se në funeralin tënd do themi ishte njeri i mirë u sakrifikua për vendin.

    Përgjigju
  • Beni: 21/03/2019 01:03

    Ti nuk sakrifikove kur u vrane njerez te pafajshem ne bulevard do sakrifikosh tani,leri hipokrizirat

    Përgjigju
  • Populli: 20/03/2019 21:52

    Ore shyqyr qe po jep doreheqjen vete qe mos te kete asnje problem per te Arestuar Prokuroria per te mare Leje nga Parlamenti Po ti sje bur qe te japesh Doreheqje Se po te ishe ti bur do ja kishe mbledhur Gruas tende Kokemadhes po nuk ke byththththth Dhe pastaj thua do vras vehten Prap po te them qe nuk ben asnje veprim se nuk ke byththththth Ty te pret shtepia turistike ne Rec Dhe mos u krahaso me Salvadore Alenten se veprimi qe beri ai donte byth dhe ai pati byth se i kishte duar e pastra kurse duart e tua jane me Gjak te popullit Shqipetare qe mezi pret Drejtesine e Re te shikoj Ty Moniken me pranga ne dore ⛓

    Përgjigju
  • Beni: 20/03/2019 21:51

    Vetevrasje bejne ose psikopatet ose njerez fisnike me parime dhe ideale te larta. Ti o Ilir hajduti nuk je as psikopat dhe as fisnik. Ti je nje mafioz,nje kryehajdut,nje rrjepes i paskrupullt njesoj si ajo monstra qe ke per grua.Jeni te dy si tenxherja me kapakun. Per ty te vdesesh ne sekonde me vrasje apo vetevrasje eshte fundi me i padrejte qe mund te ekzistoje. Ti duhet te kalbesh ne burg dhe te te sekuestrohen te gjitha pronat dhe qindra milione eurot e grabitura shaiptareve qe i ke shperndare dhe investuar sa andej kendej nepermjet Hasaneve,Irfaneve dhe gjithe ushtrise se bedeleve te tu gjoja biznesmene. Shushunje e pangopur qe vetem njeren nga vilat e ke me 11 banjo brenda.Miliarder me gjakun dhe djersen e nje populli te tere qe rron me rroga nga 200-300 mije lek, pensione 150 mije lek dhe me nga 50 mije lek ndihme ekonomike se te gjitha parate dhe pasurite kombetare ja ke vjedhur ti dhe soji yt! MONSTRA!

    Përgjigju
  • Monika: 20/03/2019 20:43

    Te lumte LIke Floriri, merr edhe monen dhe ik nga Shqiperia. Na plasi se se ike ti

    Përgjigju
  • Suela: 20/03/2019 20:40

    Ju thoni "po me preket" me reformen ne drejtesi dorehiqem, ndersa opizita dogji mandatet per kete arsye, te mos votonin SPAK, pasi duhen 85 deputte. Nuk e menduat se do deshtonit, koha vertetoje se ishit kunder integrimit ne BE, nuk doni reforme ne drejtesi. Turp! Turp! Cfare politikanesh kemi

    Përgjigju
  • Luli: 20/03/2019 20:31

    AMAN O LIKE VETEM KETE MIS E BEJE SE NE BERE DEM SE SKA KUSH I HA ATO MILIONA QE KE VJEDHUR

    Përgjigju
  • shipria e shqiptarve: 20/03/2019 20:29

    Z.Metastaza jeni njeriu me negativ qe kam par ne kto 30 vite demoktaci,shpresoj qe futja e juaj ne burgje Shqiperia do te behet,ateher rinia do shikoj pak shpres.un ju shkruaj nga shkodra ,ju keni gjobit cdo puntor te administrates qe keni futur ne pun,i keni grabit 20% te pages te cdo muaji.esht turp qe ju te jeni president i vendit tim

    Përgjigju
  • Megi: 20/03/2019 20:24

    Qenke frikesuar, nese je I paster vertetoje qe ske vjedhur shqiptaret.reforma ne drejtesi te ka tmerruar, ti dhe Berisha digjni Shqiperine me mire se te lejoni hapjen e negociatave, jo se ky KM eshte me I mire se ju, por ju te dy jeni shkaktaret e krizes politike ne Shqiperi. Ju nuk doni krijimin e SPAK, nuk iu plasi fare per integrimin e Shqiperise ne BE.Doni akona te vidhni, harroni qe mbrapa reformes se drejtesise qendron SHBA dhe BE. I ke bere autogol vetes me kete dekalrate. Do kesh fund te turpshem ashtu si Berisha.

    Përgjigju
  • Rudina: 20/03/2019 20:15

    Ti e ke hallin te gjithe te reforma ne drejtesi, sot dole kunder shqiptareve, SHBA dhe BE, e nxorre fytyren e vertete. 85 deputete qe do nevojiten per te votuar anetaret e SPAK-ut te tmerrojne, prandaj thua zotrote jane legjitim vetem 82 deputet. Mos kujto se ne populli nuk marrim vesh, e ke te gjithe friken te SPAK-u. Nese je I paster perballu me drejtesine, vertetoje qe ske vjedhur. Ke deshtuar perfundimisht

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 20/03/2019 19:31

    Kujt i plasi ka....i

    Përgjigju
  • FATMIRI: 20/03/2019 19:22

    KUJT I RRUHET PSE VRET VETEN KY COP HAJDUTI

    Përgjigju
  • Alb: 20/03/2019 18:49

    Nder do na beje te vrisje veten

    Përgjigju
  • h75: 20/03/2019 18:34

    Ky eshte nje kercenim shume serioz per sigurine e Shqiperise. Sipas tij Shqiperia po kthehet 30 vjet prapa, në diktature, dhe ai do te luftoj me te gjitha mjetet qe kjo te mos ndodhe. Ai do ta luftoj shtetin duke u thirre në fantazma. Kjo eshte shpallje lufte qeverise dhe shtetit

    Përgjigju
  • AltinTop: 20/03/2019 18:28

    Sot morem vesh se Likja gjith kto shkelje te kushtetutes kohet e fundit i paska bo per te miren e demokracise shqiptare....Tani para se te shkosh ke Salvadori....merrja numrin Gruevskit..

    Përgjigju
  • birce: 20/03/2019 18:23

    ORGANIZATORI I TE GJITH TRAZIRAVE ESHTE FAMILJA BERISHA DHE FAMILJA E ILIR FLORIRIT.... AMAN MOS VRIT VETEN,,,, NUK VRASIN VETEN HAJDUTET DHE VRASESIT

    Përgjigju
  • Blerta: 20/03/2019 18:21

    Meta dhe Berisha me mire djegin Shqiperine sesa te japin llogari per vjedhjet. Trazirat opozita po I krijon, keshtu ti je pergjegjes, nuk te plas per shqiperine dhe shqiptarer, ne duam integrimin ne BE, iku koha juaj qe skeni lene gje pa vjedhur nga ky vend

    Përgjigju
  • Skrapari: 20/03/2019 18:20

    Aliende made in Skrapari lol

    Përgjigju
  • Matufi: 20/03/2019 18:12

    Bobo Like ja paske kaluar dhe Saliut per urrejtjen qe gezon ne popull nga komentet qe lexohen ketu. Po me qetsi dhe dashuri kalohen te gjitha. Thuaj Mones te te bej nje kafe.

    Përgjigju
  • likja: 20/03/2019 17:58

    vrite te shpetosh ti e shqiptaret rac e keqe

    Përgjigju
  • Mato Gruda: 20/03/2019 17:50

    Do japesh doreheqjen? Te ngeci Rama si buf te presidenca, te hoqi qafe, keshtu qeverisi me lehte. Cfare ke bere si president? Asgje! Lsi u shkaterrua, Mona eshte per te ardhur keq, gjynaf ta quash politikane ate, eshte e paafte. Tani qe e kuptove se u shkaterrua LSI do te rikthehesh

    Përgjigju
    • Butheci na u be President: 20/03/2019 18:18

      Ky mender Presidenti bashkerendon veprimet me Sali Serbin, Sali Serbi do te shkaterroje Shqiperine dhe cdo istitucion dhe mendon qe Shqiperia te mbetet edhe pa "President", ne kete rast do kerkohet nderhyrja e nderkombetareve sepse Shqiperia eshte ne krize sipas tyre, pra pa Gjykate Kushtetuese, Pa president dhe pa opzite, atehere qeveri tranzitore dhe zgjedheje te reja, ky eshte plani i serbit Sali Karaxhixhit. Pra sot ai sipas urdherit qe mori beri paralajmerimin qe te trembet Rama dhe shqipetaret te thone cna gjeti. Pra eshte sallate me rolete ruse.

  • Koli: 20/03/2019 17:43

    Lajm i gezuar dhe i shumepritur! Kete deklarate e ben vetem ai qe e di se e ka te keqen afer. Ne rastin e Metes do te thote e di qe i eshte bere gati byzylyku. Pasuria perrallore e ketij mafiozi monstruoz do te dilte per te paguar gjysmen e borxhit te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Labi: 20/03/2019 17:36

    Mos o Like se na pikellove!Nje sehat dhe me pare,do shpetoi vendi nga ju qelbesirat qe su ngopet nga xhvatja qe i kini bere per 28 vjet.Ti je me i rezikshem se kriminel Saliu,prandaj po qe se je trim sic ke kercenuar per rembim armesh ne Lezhe para 2 vjetesh,hiqja nje plumb vetes,beja bamb,qe te themi vertet je trim e shkuar trimave dhe do na shpetosh gjithato evro qe do harxhohen per te mbajtur nje hale ne burg.Si nuk kini pak turp qe dilni dhe flisni perdite ne media dhe na thoni mbrockulla,ne nje kohe ku ti dhe familja jote i ke mare popullit dhe asgje si kini dhene.Ku,ne cvend te botes ka bere vaki qe presidenti ne zyre,ne detyre,gruaja duke thyer xhamat e institucioneve,qellon policine me gure,djeg gomat ne rruge,shan, e cte te them me o derezi,a do me per Belulin etj,etj,gjemat e tua skane te mbaruar!.Largohu,lereni popullin puntor te qete ne hallet e veta,merini ata qe u vine nga mbrapa dhe thefshi qafen nje sehat e me pare.Ti,Sali Krimineli,Mediu dhe Lulush Karabushi do jepni shume shpejt llogari para drejtesise,dhe do te merni denimin e merituar.Demokraci o Like,do te thote ligj,rregull,disipline dhe jo sharje,ulurima,kercenime etj,etj.

    Përgjigju
  • Dritan: 20/03/2019 17:26

    Po te jesh burr shko ne burg, te ka vajtur frika ne palce se Rama I ka votat te shkarkoje, me mire ik vete

    Përgjigju
  • Gazetari: 20/03/2019 17:22

    Po ndonje pasuri qe ke vjedhur do dorzosh? Ti je politikani qe ke vjedhur me shume se Berisha, nuk te ka ardhur keq per shqiptaret. Ti nuk di cdo te thote ti sherbesh atdheut por di si ta vjedhesh. Ja mbathet te gjithe nga frik e SPAK-ut, sa te krijohet, dije se do te japesh llogari per te gjith vjedhjet. Turp qe je president!

    Përgjigju
  • Leonard: 20/03/2019 17:17

    Vrit veten,ky eshte opsioni me I mire

    Përgjigju
    • Alb: 20/03/2019 18:52

      Po ai te behet ca te doje e vendosim dhe te prerja 200 lek po vtm te vras veten

    • Justice: 20/03/2019 18:12

      Nese te gjith politikanet do premtonin qe do vrisnin veten,dhe ta mbanin premtimin,atehere une do i votoja te gjithe.

    • MUNI -ka: 20/03/2019 17:37

      jo jo jooooooooo se behet HERO pastaj,dhe nuk na duhet as si hero ky qe ska lene me flori pa marre

  • E verteta: 20/03/2019 17:16

    Nje gje eshte e sigurt o popull qe Ilir Meta postin e Presidentit e le vetem per ate te Kryeministrit...dhe nuk e di a ju leverdis me shume aty ku eshte apo atje ku do shkoj...

    Përgjigju
  • Fahri Pilafi: 20/03/2019 17:15

    S'ke pse vret veten !je ti me ate kriminelin Berisha qe kerkoni destabilitet qe ta marrni pushtetin ne tavolin por pushtet me zori nuk mirret po me votat e popullit qe populli nuk ju do me prandaj kerkoni destabilitet .si e lejon ate laviren tate te boje thirrje per rrezimin e EDI Rames aje burre apo ç'far je me te kapur per hunde nje plehre,je ti vetem qe mundesh ta bindesh kriminel Berishen per mos shkaterruar shqiperine,por shqiperine nuk mund ta shkaterroni se jemi nje milion shuplaka qe jua dhame dhe me gjak dota mbrojme vendin tone nga ju fashistat shqiptare.

    Përgjigju
  • Populli: 20/03/2019 16:45

    O sa qenke trembur more ditezi!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Baba Tomori: 20/03/2019 16:10

    Kur e dahke kaq shume vendin pse pikerisht kur opozita mori vendimin radikal te papare e degjuar pse nuk u ktheve e ne te shihnim konkretisht punen tende si president???!!!! Ti nuk bere asgje per kete ,por e mira eshte te thuash troc e qarte qe ti je dora vete e kesaj katraure Vdekjen nuk ja urojme asnjeje ( jo si gruaja jote fallxhore qe Ju cakton sa do rrojne kundershtaret ) ,por mos krahasoj as veten as situaten me ate te Alendes megjithate ky lloj vendimi eshte krejtesisht personal E Mira do ish te beje ndonje referendum e ta shihje sa shume e emocionove popullin e pergjigjien qe do merrje Populli do ato qe I kini marre padrejtesisht e bind me radhe te pare gruan tende qe ta nxori edhe ate cike boje qe kishe pastaj merru me te tjeret

    Përgjigju
  • xXx: 20/03/2019 16:01

    Po vdis më mirë mos jep dorëheqjen...Ik si president jo si hajdut...Hahaha estradë...

    Përgjigju
  • qytetari: 20/03/2019 15:52

    Prite gjer tani beje si burrat gjer ne fund.. Me qetesi e dashuri behen gjerat...

    Përgjigju
  • Sifi: 20/03/2019 15:37

    Zoti Meta nese e njeh se kush ishte Salvador Aliente eshte mire te mos e vrasesh veten . Ku Aluente dhe ku ti . Nje krahasim i tille eshte mungese kulture politike

    Përgjigju
  • Kosovari: 20/03/2019 15:33

    Ti e di mire se,nuk ke merituar te jesh President I Shqiperise.Te beri PS e Rames.te Ciles MENJEHERE nga inati e xhelozia qe PS FITOI SI AKSUSH TJETER MBI 51% TE ELEKTORATIT, MORE ANIM KAH RRENIMI,JO UNITETI DHE kUSHTETUTA E VENDIT, TE RRENOSH ECJWEN KAH STOBILITETI. Ti rikthesh Shqiperine sistemin e kaosit,krim e vrasjeve. Njeviot e gfjysme heshtet,nuk kishte dyshime ne zgjedhje qe ju-protestuesit sipas amrrveshje I udheheqet me gjashte minitra.Kush vodhi Ju, opozita aktuale, apo pozita aktuale.Jep doreheqja,pa patetik patriotike,jep doreheqja nga realiteti personal,

    Përgjigju
  • Ilo: 20/03/2019 15:27

    Nuk ka nevoje te vetevritesh por thjesht jep doreheqjen dhe te dy bashke me Saliun doreperdore dorezohunk ne prokurorine dhe rrefeni mekatet e 28 viteve, nuk ka as krize, kriza jeni ju te dy qe sajoni kriza per te shpetuar ndeshkimit.

    Përgjigju
  • VLORE: 20/03/2019 15:20

    Vri veten pastaj Monen.

    Përgjigju
  • Alban: 20/03/2019 14:36

    Sa më shpejtë që të ikësh aq më mirë për të gjihtë ne. Por, vdekjen nuk ta dëshiroi sepse besoi ke shumë mëkate për të paguar. Ti, si i pari në listën e SPAK'ut dhe si i till do të kontribosh në perfeksionimin e procesit, dhe pas teje të tjerët, shpresoi.

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/03/2019 14:17

    Perpara se t vrasesh veten boj i gjo t mir per Pogradecin. Mu aty ku dhe opinionin tat, e di dhe kryetari i bashkisë Pogradec, esht njoni qe ka bo ndertim super t shëmtum pa leje dhe ka dhunu estetikisht gjith zonen. Detyroje ta prishi dhe te rehabilitoje vendin siç ka qen më perpara.

    Përgjigju
  • Tironci: 20/03/2019 14:11

    Ti je turpi i kombit, je hajdut me i madh edhe se Berisha, je mafioz me i madh se Toto Rina, Ik por ik prej vidjos se 7% jo per krizen politike. Se krize ska qetsi eshte situata vetem kur therrisni njerez te paguar dhe beni rremuja ka krize.

    Përgjigju
  • TOMMY: 20/03/2019 13:51

    Po mund ta vrasesh veten, por pare divorcioju sepse kuneshtari i pare eshte ai qe ti lo instrukton ne krevat

    Përgjigju
  • Vali: 20/03/2019 13:50

    Mos bej pun tjeter aman Vetem jep derheqjen dhe largohu nga politika por merre dhe Nonen mevete se jeni tedy kundra interesave shqiptare ikni nga kjo jet memire

    Përgjigju
  • xreport: 20/03/2019 13:30

    1 largohu nga prisidenca dhe mos vrit veten por shkon ne burg

    Përgjigju
  • Fredi: 20/03/2019 13:07

    Hahahahahahahahaa Hahahahahahahahh Hahahahahhahhahah!

    Përgjigju
  • Beni: 20/03/2019 12:48

    Deklarata komplet pa lidhje per situaten qe ndodhet politika.Supozojme,se dhe doreheqjen o Like,e pastaj?Problemi nuk eshte Presidenti,por opzita,qe ben cdo gje kunder reformes ne drejtesi dhe zgjedhjeve,qe e di qe si fito kurre(kete e di edhe Likja).Presidenti,d.m.th. Likja eshte problem,se punon nen rrogoz,kundra normalitetit,ka frike nga Vetingu,keshtu qe ben mire me e dhene doreheqjen,por jo per arsyet qe ti shpreh

    Përgjigju
    • Redi: 20/03/2019 13:49

      Bravo Beno,tamom ashtu eshte

  • Kokelopes: 20/03/2019 12:43

    E or kokederr Organizator me Berishen i krimit Nuk i ndyn kush duart me ty Po shporru nga presidenca se e bere si wc te lsi Mona Baxhelles FBI ku je hajde ne Albanj

    Përgjigju
  • Ardi: 20/03/2019 12:32

    Me beri për të qar..

    Përgjigju
  • Maks: 20/03/2019 12:31

    Ngjani shum ju politikanet tan pe politikanet e kohes se alendes me gjoja demokracin filluan te vidhnin pasurin kombetare te kilit vetem pinoceti solli stabilitetin dhe zhvillimin ne vend dhe sot kili esht shteti me i zhvilluar ne ameriken e jugur

    Përgjigju
  • Dordomusi: 20/03/2019 12:26

    Dorehiqu leri presionet, beje per interes kombetar, tregohu i zgjuar te pakten kete here!!!

    Përgjigju
  • redi: 20/03/2019 12:26

    Zoti Meta eshte i lire te vendosi ,por te tilla veprime jane brenda skenarit opozitar .Mire do ishte qe zoti Meta te mos e merrte postin e larte te presidentit ,qe kur ju propozua nga Rama .Tani do jene brenda kushtetutes veprimet e tij opozitare

    Përgjigju
  • Tutu: 20/03/2019 12:22

    Ti si Alende..??!! Paske filluar halucinacionet....!!! Si Markos po mynd te ngjash me te , meqe dhe jot shoqe i shembellen Imeldes...!!

    Përgjigju
    • Flutura: 20/03/2019 14:00

      ....jo, Imelda ka qene e bukur. Nuk krahasohen, ndersa si bashkeautore te vjedhjeve e krimeve ngjajne si dy pika uji.

  • Orli: 20/03/2019 12:22

    Te ka hyre frika more legen materniteti! Po te ishte sic thua ti atehere nuk do te kishte fare emra zevendesues ne lista por vetem ata qe jane ne parlament dhe pastaj do ti merrnin ne Skrapare kusherinjet e tu,jepe dorhaqjen e shko ne p te semes se parlamenti zgjedh nje tjeter dhe harroje se mund te krijosh krize,krizat ju kane kapur nga frika e drejtesise qe po vjen,pa plepista e hajdut supermarketesh.

    Përgjigju
  • qytetari: 20/03/2019 12:20

    Ra vendi ne duart tuaja. kete vend e ben vetem ameriaka askusht tjeter. jeni te gjithe te shitur

    Përgjigju
  • Berti: 20/03/2019 12:20

    Te kishe vrare veten me kohe more pis, por ti nuk je as marksist, as ideaist dhe as president. Ti je thjesht burri i Moned, nje cift i degjeneruar moralisht hajdutesh dhe vrasesish. Ti duhet te gjykohesh per krime kundra ketij populli, tani eshte vone per te vrare veten.

    Përgjigju
  • Erik: 20/03/2019 12:13

    E si e zgjidh lenia e mandatit te presidentit krizen politike? Mos na bej te qajme Like mavria me keto sakrifica, si do bejme pa karagjozllekun tend qe u morre 2-3 jave duke bere politike me ministrat qe s'i derkretove, nderkohe per lenien e mandateve te opozites fole pasi ndodhi "gjema" me nje deklarate te thate. Gjete arsye per te mos qene ne Shqiperi cdo here qe pritej "te binte" qeveria dhe kujtoheshe me ndonje deklarate te vaket pasi kishte incidente ne proteste dhe qellimi yt dhe Saliut nuk ishte arritur. Je burracak, i korruptuar ne çdo qelize te trupit, ndaj lenia e mandatit te presidentit eshte pak, meriton burgun per gjithe ate pisllek qe ke sjell ne politiken shqiptare. Shko mblidh pak partine se te eshte bere si kembet e dhise, por uroj qe te vije mandata per te shkuar ne burg para se t'i bashkohesh "revolucionit" te krimineleve.

    Përgjigju
  • goni: 20/03/2019 12:01

    alende nuk kishte bllok si ty,,,gjeji nje bure mones dhe zgjidhet kriza

    Përgjigju
  • WTF: 20/03/2019 11:57

    Keta po lene te gjitha postet se po behen gati te arratisen jashte shtetit sapo te filloje SPAK, eshte kaq e thjeshte!

    Përgjigju
  • Jeton këlluf gjoleka: 20/03/2019 11:57

    O ilir hajduti ti je njeriu i fundit që të flasësh për të mirën e SHQIPRIS. Ti je hajdut me zë e me figur me bllok në dor. O ilir meta e vërteta. Ti je një bul që s'mbledh dot gruan tënde e jo më Shqiptarët që të njohin dhëmb e dhëmball o njeri ordiner. Po mos u mërzisni ditët i keni të numuruara ti dhe gfuaja jote buçe.

    Përgjigju
  • BACA: 20/03/2019 11:55

    JU A KISHA THENE QE TOPI ESHTE NE FUSHEN E PRESIDENTIT SOT...DHE JA KU JEMI...KETE RADHE BEN MIRE TE FLASI DHE TE VEPROJ NE TE MIRE TE POPULLIT DHE JO TE HESHT PA FUND SIC BERI KUR VENDI U KANABIZUA KUR ISHTE NE KOALICION...DOREHEQJE SOT OSE DO PENDOHESH RENDE KETE RADHE.

    Përgjigju
  • toni: 20/03/2019 11:52

    mire do besh se pastrohet dhe ambienjti,,zgjidh nje here krizen qe ke ne shpi

    Përgjigju
  • Leone: 20/03/2019 11:49

    Mos u harxho kaq shume,se s'gjejme me dot president si ti...Do na mungoje gallata si me ty ashtu dhe me zonjen me nje cizme...!

    Përgjigju
    • Skrapari: 21/03/2019 08:17

      Vrite qe Sali serbi te mbaje ndonje fjalim sic din ai si spiun serb Harrova :;solle ndonje valixhe me leke nga Azerbaxhani??

    • Tosi: 20/03/2019 17:02

      Cizmen e gruas tende ky popull do ja nxjerre per hunde, tregohen barcoleta ne kafe perdite per Nafije dybekun e leshitlikes dhe per sharebajgat e leshitdhise.thone qe te beheshe deputete e leshitlikes kishte 3 kushte te padiskutueshme :1 -duhet qe femra te ishte me e shpifur se Nafija, pra duhej te ishte shpifarake 2- duhej qe te ishte me arsim te mesem dhe deri ne gjysem arsim i larte ,qe te mos i afroheshin nga intelekti doktoreshes plagjiature, 3- duhej qe femra te kishte mare trajnim 10 ditor ne Haremin erotiko-naziskin te Jales.

    • ROZA: 20/03/2019 12:11

      Bravo Like me qetesi e pa dashuri merre kapitullimin tend

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja