Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratës që bëri dje Ilir Meta se ishte gati të vdiste për Shqipërinë. Zeka shkruan se për Shqipërinë nuk ka nevojë të vdesë, por ka nevojë që të mos vidhet djersa e shqiptarëve.

“Ilir Meta: -Jam gati te vdes per Shqiperine. Per Shqiperine nuk ka nevoje me vdeke, po ka nevoje mos me vjedhe djersen e shqiptareve.

Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk eshte pasuruar me parat e taksapaguesve te qytetareve shqipetar? Ne gishta i numeron! Betimi do duhej te ishte: -Jam gati mos me vjedhe Shqiperine!”, shkruan Milaim Zeka.

Nga Konventa e mbrëmjes së djeshme, Meta bëri thirrje për sovranitet dhe referendum të cilat sipas tij ishin dy elementët më të nevojshëm për demokracinë shqiptare. Meta e nisi fjalimin e tij me tone nacionaliste, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ Ilir Meta nisi dje zyrtarisht rrugëtimin e tij të ri në politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 25 korriku do të mbajë emrin 'Partia e Lirisë'. 

Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Tashmë Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.