Patrick Cutrone nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Sulmuesi 21-vjeçar do të transferohet në Angli të Ëolverampton, pasi klubi i Premier League do të pagujë 23 mln euro, 18 në formë të menjëhershme dhe 5 në formë bonusesh.
Po për këtë largim futbollisti ka mbetur i mërzitur. Mediat italiane kanë mundur t’i shkëpusin një intervistë atij teksa ishte në aeroportin e Malpensa-s, gati duke u nisur për në Londër.
“Jam shumë i zhgënjyer dhe kjo duket qartë tek mua. Nuk kam asgjë për të thënë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe i uritur. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Milanit, dhe kjo do të thotë se unë kam lënë një shenjë pozitive tek ata. Iu uroj tifozëve të Milanit dhe shokëve gjithë të mirat. I dua tifozët kuqezi. Ky largim më prek shumë, por kështu është jeta. Duhet të merren edhe vendime të vështira. Do të përpiqem të bëj më të mirën tek skuadra e re, tani jam duke menduar vetëm për tu përshtatur sa më mirë.”