'Jam i shtëpisë', Mehmeti prezantohet si trajner i Dinamos: E di ku çalon ekipi! Stafit i shtohen edhe dy ndihmës të rinj

Tre muaj pas largimit për ti lënë vendin italianit Di Biagio, Dritan Mehmeti është rikthyer si trajner i Dinamos. Në ditën e dytë të stërvitjes 43-vjeçari është prezantuar para medias, duke deklaruar edhe arsyen përse vendosi të rikthehet brenda një kohe kaq të shkurtër.

“Unë jam pjesë e shtëpisë, sepse një pjesë të mirë të karrierës time e kam kaluar këtu. E ndiej si detyr dhe këtu te Dinamo i kam patur fillimet e mia si trajner,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Dinamos.

Dinamo pas mbylljes së fazës së parë renditet e fundit me vetëm 7 pikë. Mehmeti pretendon se e di ku ka çaluar skuadra.

“Kur ka shumë ndryshime dhe skuadra formatohet në momentet e fundit, hyn në superligë me shumë ndryshime, stafi i ri, idetë e kundërta, por edhe lojtarët e huaj duhet shumë kohë që të arrish në një akuilibër psiko-motor, që ti marrësh maksimumin skuadrës,”-tha Dritan Mehmeti, trajner i Dinamos.

Mehmeti e mbylli duke thënë se tani është koha për punë, për të nderuar tifozët dhe presidentin, ndërsa pjesë e stafit të tij si zëvendës trajner do jetë Fatjon Tafaj. Sakaq ‘nëndetësja’ ka rikthyer si përgatitës të portierëve Ilir Boxhiqin, trajnerin i cili është edhe pjesë e kombëtares.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë