‘Jam i zoti me ba 3 mln euro me mixhën tem”, zbardhet dosja: Çfarë i thotë Erzen Breçani të birit dhe dyshimet për Ervin Matën: Është i infiltruar

‘Jam i zoti me ba 3 mln euro me mixhën tem”, zbardhet dosja: Çfarë i thotë Erzen Breçani të birit dhe dyshimet për Ervin Matën: Është i infiltruar

1700686341_eralbbrecani.jpg

Erzen Breçani dhe Eralb Breçani

Erzen Breçani, i arrestuar nga SPAK, pas zbërthimit të përgjimeve në aplikacionin Sky ECC, i ka kërkuar djalit të tij Eralbi Breçani që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit.

Gjatë bisedës, Erzen Breçani, e mëson të birin edhe si të komunikojë me Ervin Matën, motra e këtij të fundit është e martuar me djalin e Breçanit.  

“Erzen Breçani i tregon të birit në vazhdim si të komunikoj me Ervin Matën dhe si të flasë në takim duke i dërguar mesazhet: ‘….Nuk merrem thuej me asgja. Baba e mixht e mij i kan ba tre miljon euro për pes vjet, e na kan majt me lek, me shpia, me pun të pastër, dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me mixhen tem pa drog, pa pun te pista, kaq asht e vërtet dhe thuja në mes tanve….Mos fol gja në sy të tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policis në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e parë…’.- thuhet në dosje.

Nga këto tekste të dërguara nga Erzen Breçani krijohen dyshime se ai është në dijeni të aktivitetit që ushtron Eralbi Breçani, kur dërgon tekstin ‘mos fol gja në sy të tij për punë droge…”.


Lajmi kryesor:

Breçani e dinte se djali trafikonte kokainë! Dosja e SPAK: I kërkoi para të investonin në ‘HEC Drita’! Del në skenë edhe Elvana Gjata! Mata: Do nis 500 mijë euro nga llogaria Elvanës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020