Deputeti Enkelejd Alibeaj tha në 'Frontline Interview' se Basha nuk po ecën përpara me projektin politik dhe po qëndron në vend numëro për të cilën ai nuk është dakord.
'Nuk heq dorë nga politika. Përpjekje ime është që gjithë ata njerëz 3 vite bëjnë betejë. Ka pasur dhe njerëz që nuk bënë betejë por nuk janë me politikën e vjetër. Është detyrim i imi që të bëjmë ç’është e mundur për të mos i lënë në mëshirë të fatit. Bëj rrugëtimin tim. Rrugëtimi im është i imi dhe do vijoj pa u tërhequr. Njerëzit të cilët nuk e ndjejnë ngelen prapa.
Kanë ngelur prapa grupi i madh që ikën viti i kaluar që kaluan tek Berisha. Sigurisht nuk kam koment, nuk është rruga morale që lanë betejën. Këtu ishim kur u anatemuan. Ca të tjerë u larguan më vonë tek Berisha. Mesa kuptoj edhe Lulzim Basha do të rrijë aty ku është. Duhet të japim një formacion politik që të jetë adresa e gjithë atyre demokratëve që të mos jenë në mëshirën e fatit as të Berishës dhe Ramës.'
Alibeaj është kundër këtij pasiviteti të Bashës.
'Mesa duket zgjidhja është rekurs por vetëm kaq, se nuk të çon asgjë. Nëse ato gjykata janë të kapura nga Rama dhe Berisha do vijojnë të jenë të kapura. Do të vazhdojmë para apo do rrimë në vend numëro. Jam për përpara. Nuk jam për tu zvarritur në politikë. Jo për pasivitet dhe letargji. Si unë janë shumë. Nëse Basha zgjedhe që të mos e çojë përtej udhë e mbarë unë do vazhdoj përtej. Ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën. Unë do vazhdoj përpara. Respektoj qëndrimin e gjithkujt. Por kjo nuk më bën të qëndroj në letargji. Nuk i lë betejat në mes.
Kjo zgjedhja ime mund të jap fund karrierës sime. Por jo për këtë arsye do duhet të zvarritem. Në politikë njeriu do duhet të vdes në këmbë jo të lëpihet për një karrige poshtë ballkonit. Shumica e dërrmuese këtyre kolegëve që betoheshin se nuk do jenë me non-grata, ku janë sot. Ku është morali në politikë. Më vjen keq për ata që shkojnë poshtë ballkonit, presin se ku do ti vendos lideri në listë. Shembulli më i keq i shoqërisë civile.'
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.6%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nallbani: Dhëndri zëhollë i Berishës spiun i komunizmit, ja pse njihet si disident i djathit! Duleviç: E turpshme ajo që ndodh në Kuvend
2 Prill, 18:27
-
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
2 Prill, 17:52
-
Karaj ‘parashikon’ fatin e errët të PD: Me Vokshin e Nokën s’ka dritë në fund të tunelit! Berishën e heq vetëm Perëndia ose mendja e tij!
2 Prill, 14:36
-
Revolta në PD, Muçollari: Sqarimi brenda partisë, s’e ka luksin për përjashtime! Karaj: Paradoksale, Berisha kërkon anëtarësime, por bën spastrime!
2 Prill, 14:16
-
PS kërkon 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit, opozita: Provokim! Noka bllokon foltoren: Ballën e rrjep si kec! Socialistët kalojnë në votim pas 6 orësh sherr
2 Prill, 14:06
-
Masakra e 2 prillit, Shkodra nderon viktimat e fundit të regjimit komunist! Demokrati heq kurorat e Bashkisë, Berisha akuza për integrimin
2 Prill, 11:47
-
Me të paktën 4 prona luksoze në Evropë, Malltezi ankohet në GJKKO: Më ktheni pasuritë se s’kam para! SPAK: Ka të tjera që s’kemi sekuestruar
2 Prill, 11:24
-
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së për Shqipërinë, Gjunkshi: Presidenti Begaj të mbledhë urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare
1 Prill, 23:09
-
Mero Baze: Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur
1 Prill, 22:51
-
Bamir Topi ‘sulmon’ ashpër kryetarin e PD: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist! Berisha bën autogola në shërbim të Ramës, i ka ardhur fundi politik
1 Prill, 21:23
-
Ndryshimet Kushtetuese/ Bamir Topi për Report Tv: E mbështes nismën për uljen e numrit të deputetëve, një pjesë e tyre janë si polic trafiku! Berisha ka 1 mijë kanale komunikimi me Ramën
1 Prill, 20:24
-
Përjashtimi i Balliut dhe Allës, edhe demokratët e Elbasanit revoltë: Nuk lejojmë që PD të kthehet në bunker të Berishës
1 Prill, 18:39