‘Jam kundër Ramës, por për Belerin ka të drejtë’, Berisha replikon me komentuesin: Po ia fut kot, atij i ngritën kurth

‘Jam kundër Ramës, por për Belerin ka të drejtë’, Berisha replikon me komentuesin: Po ia fut kot, atij i ngritën kurth

Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha vijon të mbrojë kryebashkakiun e zgjedhur të Himarës, e për këtë gjen kohën të replikojë edhë në Facebook. Sali Berisha i është përgjigjur komentit të një qytetari në lidhje me rastin e Fredi Belerit.

Berisha në përgjigjen e tij, shkruan se, nuk ka asnjë provë që Beleri është kapur duke blerë vota dhe dëshmitari i vetëm është një person i instruktuar nga Ardi Veliu.

“Përgjigje z. Ervelino Osmanit

Mirëdita Ervelino, lexova reagimin tuaj ndaj shkrimit tim për bojkotin e takimit të Athinës nga Presidenti i Republikës, në të cilin ju shpreheni: ‘Sali Berisha sa herë kam dal kundra Ramës, por për Belerin i jap të drejtë, ai po blinte votat, shkeli ligjin.’

Së pari rasti Beleri është vetëm njëra nga dëshmitë e panumërta të dhunimit të procesit zgjedhor nga Edi Rama dhe përpjekjeve të tij për të grabitur me çdo kusht mandatin për Bashkinë e Himarës. Rama dhe askush tjetër nuk ka paraqitur dot deri sot asnjë provë për arrestimin në flagrancë se Beleri po blinte vota. Ata kanë vetëm një dëshmitar të rremë të përgatitur nga Ardi Veliu, ndaj dhe ju dhe asnjeri që është për zgjedhje të lira nuk duhet të pajtohet me grabitjen e mandateve nga Edi Rama, i cili në farsën elektorale të 14 Maj 2023 me para, banda, shtetin e tij elektoral, ka grabitur nga Tropoja në Konispol me dhjetëra mandate.

Së dyti, po marr të mirëfilltë pretendimin se Beleri është arrestuar për blerje votash. Por ju rikujtoj se sipas ligjeve të këtij vendi, Beleri i padënuar deri sot nga drejtësia për aktin që po akuzohet, nuk mund kurrsesi të pengohet të bëj betimin si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, sikundër kanë marrë mandatin dhe kanë bërë betimin vite më parë kur respektohej ligji, deputetë të paraburgosur, por të padënuar me vendim gjykate. Kështu çdo pengesë për betimin e Belerit është politike dhe vetëm politike.

Së treti, qeveria greke në dijeninë time nuk ka kërkuar lirimin e Belerit, ndonëse për mua ai është i burgosur politik. Ajo ka kërkuar zbatimin në rastin e tij, të ligjeve shqiptare dhe lejimin e tij në përputhje me këto ligje dhe me precedentin për të bërë betimin. Mendoj se çdo qytetar që do të jetë i lirë duhet të qëndrojë në anën e ligjit dhe shtetit ligjor dhe të askërkujt tjetër.

Së fundi, bojkoti nga Presidenti i Republikës i një takimi rajonal në Athinë me simbolikë të madhe, 20 vjetorin e deklaratës të Selanikut, deklaratë në të cilën liderët e BE u zotuan për perspektivën europiane të vendeve të rajonit tonë nuk ishte absolutisht interesi i asnjë shqiptari që konsideron integrimin e vendit në BE si të ardhmen e tij më të mirë. Ai është vetëm interesi i Edi Ramës dhe organizatës mafioze kriminale që ai drejton.

Edi Rama me vendosmërinë e tij për t’i marrë me çdo kusht Belerit, pa asnjë vendim gjykate, mandatin, dëshmon i nderuar Evelino, se ai për interesa strikt mafioze për trojet dhe tokat në Himarë është i gatshëm të dhunojë ligjet, kushtetutën e vendit. Ky akt dëshmon se ai është i gatshëm për interesat e tij dhe klaneve të tij mafioze të sakrifikojë interesat tona europiane.

Greqia është një vend fqinj, i cili pavarësisht nga problematikat që kanë ekzistuar midis dy vendeve ka mbështetur Shqipërinë dhe shqiptarët këto 30 vite në rrugën e demokracisë dhe integrimit europian dhe euroatlantik. Ajo është dheu ku mbi 1 milion shqiptarë emigruan më shumë se në çdo vend tjetër për një jetë më të mirë, për vete dhe familjet e tyre dhe që kontribuan dhe kontribuojnë edhe në ekonominë e Shqipërisë.

Duke përfunduar, uroj të mos mbështesni ndonjëherë tjetër aktet antiligjore të Edi Ramës, për të cilin interesa supreme, janë interesat e tij dhe klaneve mafioze që përfaqëson.

Me respekt, Sali Berisha.”- shkruan Berisha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Sali: 22/08/2023 23:48

    O qen morrash.

    Përgjigju
  • Jari N: 22/08/2023 22:03

    Vazhdo të lehësh more Serbi i Viçidolit se tu afrua ngordhja, aty te Qelia 41 në Koplik do kapësh sapunin o Non Grada, o rob Qirë.

    Përgjigju
  • Samiu: 22/08/2023 21:06

    Po edhe Gjicit i ngriten kurth... por askush nuk e konsideroi justifikim per ta mbrojtur...

    Përgjigju
  • Titi: 22/08/2023 19:27

    Mirmengjes dhe naten e miro sali nongrada

    Përgjigju
  • populli: 22/08/2023 19:14

    po flete Esat Toptani yyyyyyyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Janullotos: 22/08/2023 18:52

    Zgjedhja Bejlerit ne Himarë eshte si kali trojes ne greqi

    Përgjigju
  • Qirje Sali-Patriarkana Greke: 22/08/2023 18:21

    Salikja spiun i huaj ka qenë e do mbetesh. Greku nuk të ka armik ty. Armiku dhe pengesa më e madhe e Greqisë në propagandën e saj në çdo kohë kanë qenë, janë dhe do të jenë Ortodoksët Shqiptarë si Fan Noli, etj.

    Përgjigju
  • Elmira: 22/08/2023 18:11

    Nongrata që di gjithçka, di të bëjë gjykatësin, di të bëj prokurorin, di të bëj policin di të bëjë lëmsh gjithë dynjanë por s'di si të mbrojë veten nga ligjësitë që i ka bërë këtij populli Iku koha jote

    Përgjigju
  • Ky Birish: 22/08/2023 18:09

    Vet komenton vet replikon

    Përgjigju
  • Eni: 22/08/2023 18:03

    Rama ka gjithmone te drejte

    Përgjigju
  • Nori: 22/08/2023 18:03

    Rames ti vini anash ju

    Përgjigju
  • Dea: 22/08/2023 18:02

    Akoma me nje muhabet ky me ceshtjen e Belerit po meret akoma

    Përgjigju
  • Ema: 22/08/2023 17:59

    Ky berisha ka rrjedhur komplet

    Përgjigju
  • Den: 22/08/2023 17:43

    Ti je nje kodosh i mirefillte,pa din imam moster qe ky vend i nxjerr ko me pakice.Per karrigen tende shet Shqiperine,Sheqeren ,mjaft qe te te lene qe te qeverisesh,qofte dhe ne nje teritor sa viçidoli

    Përgjigju
  • Mario: 22/08/2023 17:32

    Sali hapi kutite kaq e thjeshte eshte jo me dy standarte, gjykaza ka te drejte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave