‘Jam më i miri në botë …’ Salah flet pa doreza dhe lëshon sfidën: Kundër Realit gati për hakmarrje

‘Jam më i miri në botë …’ Salah flet pa doreza dhe lëshon sfidën: Kundër Realit gati për hakmarrje

Futbollisti i Liverpool Mohamed Salah

‘Ylli’ i Liverpool Mohamed Salah për herë të parë ka lënë pas modestinë, duke deklaruar se ‘është lojatri më i mirë në pozicionin e tij’. Këto fjalë erdhën pasi egjiptiani u përzgjodh si më i miri i sezonit nga gazetërt sportivë, teksa deri më tani ka shënuar 30 gola në 48 paraqitje. Në intervistën për ‘beIN SPORTS’ Salah preku disa tema, ndër të cilat edhe finalen e Champions League kundër Real më 28 maj.

“Nëse më krahasoni me çdo lojtar në pozicionin tim, jo vetëm në skuadër, por edhe në botë, do të zbuloni se unë jam më i miri. Unë fokusohem gjithnjë në punën time dhe bëj më të mirën. Dhe shifrat e mia janë prova më e mirë e fjalëve që po them. Më pëlqen gjithnjë që të krijoj një sfidë të re për veten, të punoj në një mënyrë të ndryshme dhe të bëj diferencën. Kjo është detyra ime”.

REALI – Deklaratat e yllit të sulmit të Jurgen Klopit vijnë përpara dy finaleve të rëndësishme të sezonit, që nisin këtë të shtunë në “Wembley”, ku do të diskutojnë Kupën FA me Çelsin ndërsa më 28 maj, në Paris, “Reds”-at do të kërkojnë titullin e 7-të të Champions-it në betejën me Realin e Madridit.

Salah do të gjejë këtë fundjavë në “Wembley” fytyra të njohura ndërsa do të luajë përballë ishskuadrës së tij nga e cila u largua në vitin 2016 drejt Romës. Dhe ai nuk është penduar për largimin nga “Stamford Bridge”: “Përpara vitit 2018 disa thoshin se unë nuk mund të bëja asgjë pasi lashë Çelsin, por unë vazhdova të bëja gjëra të mëdha. E mendoj pozitivisht dhe përpiqem të jem në rrugën e duhur”.

Në fund, ai nuk harron që të përsërisë se mezi po e pret finalen e Champions-it për të mbyllur atë llogari të hapur kundër spanjollëve në finalen e Kievit 2018. Sulmuesi la fushën i dëmtuar në minutën e 25-të pasi nxori shpatullën në atë dyluftim të famshëm me Ramosin.

Dhe ai moment nuk është shlyer ende nga kujtesa e tij: “Më kujtohet finalja e fundit kundër Realit sikur të kishte qenë dje. Ne jemi të mirëpërgatitur dhe shpresojmë që të marrim hakmarrjen tonë në finalen e radhës”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani