Eni Koçi ka zbuluar se vuan nga parosmia (humbja e nuhatjes) pasi u infektua me COVID-19.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram, nëse i është kthyer shija dhe nuhatja dhe ajo ka treguar se vazhdon njësoj.

Eni tregoi se gjërave nuk ua ndien erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it.

‘Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje, kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje’, tha këngëtarja.

Postimi i këngëtares