‘Jam pa shkollë’, Mozzik rrëfen sakrificat për karrierën: Kam fjetur edhe në studio (Foto)

‘Jam pa shkollë’, Mozzik rrëfen sakrificat për karrierën: Kam fjetur edhe në studio (Foto)

Reperi shqiptar Mozzik

Mozzik është një nga reperët më të përfolur shqiptarë. Ai shpesh herë bëhet pjesë e mediave rozë për shkak të detajeve të ndryshme të jetës së tij personale të cilat i ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Emri i tij i vërtetë është Gramoz Aliu dhe mbrëmjen e kaluar ka rrëfyer vështirësitë që i është dashur të kalojë për të arritur këtu ku është sot. Këtë gjë e ka bërë me anë të fotove në Instastory, ku shkruan se i është dashur të heqë edhe dorë nga shkolla për muzikën.

Postime të bëra nga reperi Mozzik 

“Bëj muzikë se jetoj. Nga fillimet e mia e kuptoni se unë kam lindur nga lagjet e errëta, por të sinqerta. Unë kam ikur nga shkolla për të shkuar në studio. Unë kam fjetur në studio. Janë shumë sakrifica, nëse filloj nuk ndalem dot. Por ju mos u dëshpëroni nga ëndrrat. Lutuni për të mira dh ëndrra sepse ato duhen. Nuk kam studiuar shumë sepse 8 klasë shkollë kam, por ju flas nga eksperienca,”- shkruan reperi.

Kohët e fundit Mozzik pati një sherr me studion muzikore "One Records", e cila i fshiu të gjitha këngët e tij nga Youtube-i.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë