Reperi Mozzik ka publikuar të premten albumin e paralajmëruar “Mergimstar”.

Albumi i publikuar në YouTube përmban 20 këngë, të gjitha të shoqëruara me videoklipe.

Mozzik ka bashkëpunim me vëllanë Getinjo, Dafina Zeqirin dhe Singullar.

Ky është albumi i tretë solo i Mozzik. Më herët kishte botuar edhe “Mozart” dhe “Lamboziki”. Ka edhe një album me ish të dashurën e tij, Loredana Zefi.