Jam shtatëzënë dhe në kopertinë
13 nudot më të bukura në botë

Jam shtatëzënë dhe në kopertinë <br />13 nudot më të bukura në botë
Të jesh shtatzënë është shpesh shumë seksi. Bukuria e nje gruaje me barkun e madh ku secila zotëron format e saj disi të kolme është një nga ngjarjet më të rralla që vetëm femrat kanë fatin ta provojnë. Për herë të parë Demi Moore fotografohet nudo duke hapur kështu siparin e shumë fotove të tjera. Edhe në Shqipëri ka patur një tendencë në faqet e para por nudo ende askush nuk ka guxuar. Kush janë bukuroshet që kanë pushtuar me barkun e tyre kopertinat botërore.

Demi Moore
Për herë të parë Demi Moore aktorja e famshme e Hollivudit publikoi barkun e saj ne faqen e revistës Vanity Fair. Fotot u shkrepën në vitin 1991 duke u shndërruar ikonën e fotos së parë të një nudoje shtatëzënë.

Cindy Crawford
8 vite më vonë top modelja Cindy Crawford ec në gjurmët e Moore. Në foto Cindy është tërësisht nudo dhe ngjan me një bukuri përrallore.

Monica Bellucci
Aktorja dhe simboli i bukurisë italiane Bellucci nxjerr barkun e saj na Vanity Fair. Ndryshe nga paparadhëset e saj Bellucci pozon nudo me barkun e saj te fryrë si një shenjë proteste kundër ligjit Italian që ndalonte dhurimin e spermës.

Anna Nicole Smith
Anna duket ndricuese ne Vanity fair ne maj të vitit 2006. Ajo ishte jashtëzakonisht e lumtur që priste një bebe-vajzë dhe shprehej se dëshironte ta ndante me të gjithë botën gëzimin e saj.

Britney Spears
Barkun e këngëtares së famshme të muzikës pop Britney Spears e kemi parë dy herë rresht në revista të ndryshme.

Milla Jovovich
Milla Jovovich e zhveshur për një kauzë të mirë. Top modelja shfaqet nudo për veshjet OFF Our Back, një organizatë jofitimprurëse e cila tregton veshje ceremoniale parëtë e të cilave shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Myleene Klass
Myleene Klass, modele dhe këngëtare britanike shfaqet nudo në një revistë mode prestigjioze si Glamur. Ajo duket rrezëllitëse në lakuriqësinë e saj.

Christina Aguilera
Christina Aguilera, edhe pse nuk e njoftoi kurrë zyrtarisht shtatzaninë e saj dhe zërat se ajo mund të mos ishte në të vërtetë shtatëzanë shuhen pas kësaj kopertine.

Nia Long
Nia Long gjithashtu thotë se ka marrë një vendim të zgjuar duke dalë në kopertinën e Ebony në nëntor të vitit 2011.

Claudia Schiffer
Topmodelja më e vlerësuar e viteve -90 rikrijon foton e Demi Moor në kopertinën e Vogue. Ajo u fotografua nga Karl Lagerfeld.

Miranda Kerr
Ajo është ndoshta më pak e ndrojtura në nudot shtatëzënë. Duke qënë e ambjentuar me fotot nudo ajo nuk tenton të mbulojë gjoksin e saj.

Jessica Simpson
Barkun e bukur të Jessica Simpson e shohim në faqen e parë të revistës Elle në Prill të vitit 2012. Edhe Simpson ashtu si Aguilera e mbajti për shumë muaj secret shtatëzëninë e saj porn ë fund gjeti këtë mënyrë origjinale për tan dare me botën.

Alessandra Ambrosio
Ambrosio është e fundit që ka pozuar me barkun nudo deri më sot. Modelja Braziliane u zhvesh për një fushatë promocionale të bizhuterive të kompanisë Vivara. Në fakt ajo ka vënë disa unaza në gishtat e saj por unazat janë të fundit që të tërheqin vëmendjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare