'Jam si Avni Rustemi...' Artan Hoxha ironizon presidentin Meta: Gjoja do vriste veten... tani i maskuar si plazhist

'Jam si Avni Rustemi...' Artan Hoxha ironizon presidentin Meta: Gjoja do vriste veten... tani i maskuar si plazhist

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha menjëherë pas deklaratës për shtyp të presidentit Meta ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale.  Hoxha ka shkruar se 'ka dritë në fund të tunelit' duke ironizuar kështu fjalën e presidentit ku ky i fundit deklaroi se nuk është i racës së së Nikola Gruevskit, por i racës së Avni Rustemit.

Ndër të tjera gazetari ironizon duke shkruar se presidenti ka qenë i maskuar për disa kohë si Salvador Allende që gjoja do vriste veten ndërsa tani është bërë si Avni Rustemi. Hoxha shkruan se Meta tashmë pistoletën që ia kishte drejtuar kokës së vet, këto momente sapo ia ka drejtuar Edvin Esat Ramës.

Hoxha nuk ka harruar të bëjë edhe diferencën ndaj Metës dhe Avni rustemit duke theksuar se nuk duhet harruar se Avni Rustemi ishte i rrethuar i rrethuar nga xhandarë francez në sallën e gjyqit në Paris pasi kishte vrarë Esat Toptanin. Ndërsa sipas tij  “Avniu” i ringjallur është  i maskuar si plazhist në Gjirin e Lalzit me dy vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kjo e fundit duke iu referuar një fotografie të presidentit Meta që publikoi ditën e djeshme nga plazhi i Gjirit të Lalzit.

 Reagimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha.:

"Paska drite ne fund te tunelit.... HEROI I POPULLIT Avni Rustemi u ringjall?! Paska qene i maskuar ca kohe si Salvador Allende, qe gjoja do vriste veten per te mos u zbuluar. Pastaj paske qene ca kohe i fshehur si plazhist te Gjiri i Lalzit deri sa vendosi te rishfaqet si “Avni Rustemi” i vertete. Pistoleten qe ia kishte drejtuar kokes se vet, tani sapo ia ka drejtuar ne lule te ballit Edvin Esat-Rames.... Ashtu me te lumte, ne lule te ballit mbaja!!! Vetem mos harro, se historia thote se Avni Rustemin e vertete, HERO i POPULLIT, ai mbreti qe ti e permende se kishte bere ca pune te mira, me plumba pistolete e vrau!!!
Ne foto:

1)-Avni Rustemi i rrethuar nga xhandare francez ne sallen e gjyqit ne Paris pasi kishte vrare Esat Toptanin.

2)-“Avniu” i ringjallur, i maskuar si plazhist ne Gjirin e Lalzit me dy vezhgues nderkombetare te zgjedhjeve te 30 qershorit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabri: 02/07/2019 19:41

    O Like se çpo na fsheh diçka qe te mundon?! Ore mos ke degjuar gje qe duan te fusin brenda ore lumadh? Se kto Amerikanet vonojn por s'harrojne.

    Përgjigju
  • Mondi: 02/07/2019 16:46

    Shkelqesi monika eshte burri yt dhe jo e kunderta. Pastaj ato fotot me zedhenesin a keshilltarin tuaj ne plazh te djelen ishin shume bizarre.pervers psikopatik

    Përgjigju
  • donela: 02/07/2019 14:13

    E ke marre me shume revan kete pune Like,do thyesh turinjte e tu me keq se fallxhorja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja