Jamarbër Malltezi nga burgu: Pronarët s'kanë përvetësuar asnjë metër katror tokë te ish Klubi Partizani! I përgjigjet Carlo Bollino 

Jamarbër Malltezi nga burgu: Pronarët s'kanë përvetësuar asnjë metër katror tokë te ish Klubi Partizani! I përgjigjet Carlo Bollino 

Jamarbër Malltezi në GJKKO

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar për herë të parë nga burgu pas një shkrimi te Shqiptarja.com të botuar në datë 28 tetor me titull “Partizani, SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit” me autor Carlo Bollino. Ja qëndrimi i Malltezit: 

''Në përgjigje të shkrimit të Karlo Bollinos te dates 28 tetor 2023, sqaroj se: 

1. Prokuroria nuk ka bërë asnjë ekspertizë për deklarata e mësipërme. Nuk citohet asnjë eksperti I marrë nga prokuroria, I cili të ketë kryer ekspertizë sipas ligjit dhe te kete arritur ne konkluzionin e mesiperm. Si një prokurori politike ajo ka përdorur konkluzionet e diktuara nga Mimi Kodheli dhe Edi Rama të kontrollit që ata I bene ne 2013 privatizimit të KP. Ky kontroll nuk nxorri asnjë prove se kishte shkelje në procesin e privatizimit te klubit. Konkluzioni mbi siperfaqet, qe përmendet në këtë kontroll, siç duket nga deshmite e dosjes, bazohet jo mbi akt ekspertimi, e ca më pak akt ekspertimi zyrtar, por mbi vleresime te bera nga kqyrja e dokumenteve te marra ne rrugë “shoqërore” (fq.97). 

2- Pesë familjet ish pronare kanë ne zonen e klubi 67 mijë metra katrore prone te tyre, pra shume me teper se siperfaqja brenda Kompleksit Partizani. Parcelat e pronave të tyre jane vijuese, takojne njera me tjetren, pa hapesira ne mes. Toke e vetme jo prone e tyre, jane copëzat rreth prones dhe pishina, te cilat pronaret i detyronte ligji ti blinin ne perputhje me kriteret e ligjeve ne fuqi. Çdo gje tjeter eshte e pavertete. 

3- Ligji ka percaktuar mekanizma kontrolli dhe balance për saktesimin e siperfaqes që privatizohet dhe vendndodhjen e saj. Sipërfaqet e privatizimit nuk I caktojne pronaret. Ato caktoheshin ne nje proces qe kalonte ne ekspertizen dhe verifikimin e institucioneve pergjegjese, perfishi ketu Bashkine e Tiranes, e cila ka kontrolluar dhe firmosur çdo gentplan, mbi bazen e te cileve u përcaktua vendodhja e siperfaqes se Klubit Partizani. Pra Bashkia Tirane, e drejtuar nga Edi Rama, ka kontrolluar dhe firmosur gentplanin i cili përcakton vendndodhjen e prones. Në bazë të këtij gentplani të konfirmuar, që është edhe gjurma ligjore e objektit që do të privatizohet, kanë vijuar procedurat e privatizimit. Pronarët nuk mund te merrnin tokë tjeter vec asaj që caktohet ne gentplan. Ata kane paguar dhe kane marre pikerisht ate toke qe kane caktuar organet kompetente perfshi Bashkine e Tiranë. 

4. Se fundmi shtoj se, ne po ate zone, pronaret I falen shtetit nga pasuria e tyre, truall për t’u perdorur për ndertimin e nje gjimnazi për komunitetin prej 60 mije banoresh, qe nuk e kishte nje te tille. Edi Rama e perdori kete tokë për të ngrohur xhepin e mediave te tij, konkretisht pronarit Karlo Bollino, I cili e mori kete dhurate me cmimin e dhimbshem prej 1 euro. 

Prof.Dr. Jamarbër Malltezi 

-----------

Përgjigje e Carlo Bollinos

Shkrimi të cilit i referohet Jamarbër Malltezi bazohet ekskluzivisht në përmbajtjen e vendimit (faqen 123) të marrë nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) përmes të cilit ka urdhëruar, mes të tjerash, dhe arrestimin e Malltezit. Nëse akuza e bërë nga gjykatësit nuk është e bazuar, do të jetë drjtesia që do ta vendosë këtë. Në të njëjtin shkrim i referohej (siç rezulton edhe nga titulli) edhe një akuze tjetër të GJKKO (faqen 168), domethënë se nuk rezulton të jetë paguar nga ish-pronarët, përfshi Jamarbër Malltezin, shuma e 114.139.407 lekëve si pjesë e procesit të privatizimit, shumë që i referohet vlerës së një pjese të truallit që nuk u përkiste trashëgimtarëve, por Shtetit. Kjo akuzë mbi mungesën e pagesës së mbi 1 milion eurove nuk përgënjeshtrohet në letrën dërguar nga avokati i dhëndrrit të Berishës.

Ndërsa, sa i takon pikës 4 të letrës së tij, dua të saktësoj se historia e një trualli prej 4000 metrash katrorë “dhuruar bashkisë së Tiranës nga pronarët për të realizuar një gjimnaz për një komunitet prej 60.000 banorësh” është një shpifje totale. Jo vetëm që nuk rezulton asnjë akt dhurate ndaj Bashkisë për atë truall, por për të dhuruar terrenin (edhe duke hipotizuar se ka qenë i tyre) ish-pronarët do të duhej ta kishin privatizuar më parë, procedurë që siç është e njohur, nuk ka ndodhur kurrë pasi, përndryshe, do të kishte qenë pjesë e të njëjtit proces që i takon Klubit Partizani. Pastaj, nëse e kishte tokën në dispozicion te dhuruar qellimisht nga pronaret, pse Lulzim Basha, që ka drejtuar bashkinë e Tiranës për 4 vitet pikërisht në kohën kur Jamarber Malltezi ka marre mbi atë truall lejen e ndertimit per 16 kullat e para, përse ndërkohë nuk ndërtoi edhe gjimanzin?

E vetmja vertete ështe që 64 trashëgimtarët, mes të cilëve edhe Jamarbër Malltezi, janë pronarë të një rripi jo më shumë se 200 metra katrorë, në kufi me tokën që në fantazinë e familjes Berisha do t’i dhurohej Bashkisë (dhe qe ndodhet jashte truallit mbi te cilin, pas nje procedura publike dhe ligjore, është ndertuar godina e Report Tv). Por siç tregojnë dhe dokumentet, ai rrip trualli (i pavlefshëm për çdo ndërtim, por i domosdoshëm si hyrje për gjimnaz imagjinar) Jamaber Malltezi bashke me ish pronaret e tjere e kanë pretenduar ne kthim dhe e kanë marrë. Kush i beson që ata i marrin 200 metra katrorë dhe i dhurojne Bashkise 4000? 

Në çdo rast, meqenëse ky pohim fals përsëritet në çdo rast që i prezantohet jo vetëm nga familja Berisha, por edhe nga shërbëtorët e tyre mediatikë vetëm me qëllimin për të shpifur një gazetar dhe nje media të lirë, kam ngarkuar avokatët e mi të paraqesin një padi të re kundër Sali Berishës dhe kujtdo që përsërit këtë pohim të rremë me qëllim që në gjykatë secila palë të mundë të paraqesë dokumentat që disponon dhe e vërteta të qartësohet dhe çertifikohet.  

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës