Carlo Anchelotti pas sezonit të parë jo edhe shumë pozitiv te Napoli po ndërhyn fuqishëm për të përforcuar skuadrën këtë merkato verë. Pas Costa Manolas të zyrtarizuar të dielën nga Roma trajneri Italian po shtyn fuqishëm për James Rodriguez, që sipas mediave spanjolle tashmë është një hap larg Napolit.
Sipas ‘AS’ De laurentiis do të bëjë sakrificën e fundit për të kënaqur Real Madrid që kërkon 42 mln euro plus bonuse, ndërsa Napoli deri më tani shpresonte te formula e huazimit. Marrëveshja zyrtare mund të vonojë deri në fundjave, por sinjalet janë që gjithçka të mbyllet në orët e ardhshme. Me Manolas dhe James Napoli do përforcohej ndjeshëm, por Anchelotti gjithsesi shpreson për të tjera goditje deri në fund të verës.