Janar 2014, 97 për qind e
rrogëtarëve më pak tatime

Janar 2014, 97 për qind e<br />rrogëtarëve më pak tatime

TIRANE- Ashtu siç e ka bërë të ditur edhe më parë “Shqiptarja.com”, mbi 97% e të punësuarve në Shqipëri do të tatohen më pak me sistemin e ri fiskal, në krahasim me atë aktual me taksën e sheshtë 10%. Rroga deri në 30,000 lekë do të këtë 0% tatim.

Të gjithë të punësuarit që kanë rroga mbi 30,000 dhe nën 130,000, do të tatohen vetëm 13% e shumës mbi 30,000.

E thënë ndryshë kjo kategori të punësuarish do të tatohen më pak se sa tatohen aktualisht me sistemin e taksës së sheshtë 10%. Më pas të gjitha pagat mbi 130,000 do të taksohen në mënyrë progresive.

Tatimi për këtë kategori, sipas sitsemit të ri fiskal, do të jetë 13,000 lekë plus 23 % të shumës mbi 130,000 lekë. Duke marrë parasysh standardin e jetës në vendin tonë dhe çmimet e produkteve në treg, kjo rritje e tatimeve mbetet ”simbolike”, e krahasuar me vende të tjera në Europë. Duke i hyrë statistikave edhe më në detajë 56% e të punësuarve në Shqipëri i përkasin fashës së parë me 0% tatim; mbi 40% e të punësuarve i takojnë fashës së dytë, ku norma efektive e taksës ulet nga 10% në kufijtë 2.4% deri në 9.8%; dhe vetëm më pakse  3% e të punësuarve i përkasin fashës së tretë, të cilëve u rritet norma efektive e taksës.

BIZNESI
Rreth 60 mijë biznese të vogla në Shqipëri duke filluar nga 1 janar 2014, nuk do të paguajnë më taksën e biznesit të vogël, në bazë të zbatimit të paketës së re fiskale. Si rrjedhojë do të shfuqizohet taksa vendore e biznesit të vogël, aktualisht taksë lokale që paguhet nga subjektet me qarkullim vjetor deri në 8 milionë lekë. Efekti negativ në të ardhurat e pushtetit vendor vlerësohet në rreth 2 miliard lekë në vit. Biznesi i vogël me qarkullim vjetor deri në 2 milionë lekë do të paguajë një taksë fikse vjetore prej 25,000 lekë, pavarësisht vendndodhjes. Subjektet e biznesit të vogël (me xhiro vjetore nga 2 në 8 milionë lekë) do të taksohen me 7.5% mbi “fitimin” (mbi të ardhurat e tyre personale) nga 10% aktualisht. Tatim fitimi i pjesës tjetër të biznesit rritet nga 10% në 15. Tatimi prej 10%, në letër më i ulët,argumentohet nga e eksepertwt e hartimit tw buxhetit se në fakt rezulton shumë herë më i lartë. Ky tatim i ulët ka çuar borxhin ndaj biznesit së paku mbi 5% të PBB-së.

  
DO TË RRITEN ÇMIMET E PRODUKTEVE TË LUKSIT
Rritja e tatimeve ka ardhur si një nevojë për të rimëkëmbur financat e vendit dhe ashtu si në çdo vend racional të përballur me nje problem të tillë, edhe në Shqipëri parshikohen disa që prekin taksën e akcizës, për disa lloje mallrash të llojit cigare, duhan me të dredhur, pije alkoolike, birra, produkti “graso”. Nga rritja e akcizës për duhanin për vitin 2014, parashikohet që në arkën e shtetit të hyjnë 3.5 miliardë lekë të ardhura. Kjo masë ka synon gjithashtu edhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të cilët përballë çmimeve të lartë të produkteve jo të domosdoshëm, do të kursejnë. Ndërkaq taksa nacionale e qarkullimit do të rritet me 10 lekë për litër. Kjo taksë ka për qëllim, midis të tjerash, edhe mbrojtjen e ambientit.

NË 28 DISKUTOHET BUXHETI, BERISHA BASHKON VOTËN ME PS
PD akuzoi dje në Parlament mazhorancën se me këtë projekt-buxhetin e 2014 si dhe Paketën  Fiskale po rrënon ekonominë e shqiptarëve. Në fund të seancës, u votua propozimi i kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili kërkoi miratimin e buxhetit në 28 dhjetor.

Berisha: U jepni qytetarëve shqiptarë të paktën dy ditë kohë, ndërkohë që me FMN keni diskutuar dy muaj. Ju po e çoni vendin drejt destabilizimit. Keni marrë një rrevansh që do t`iu kushtojë shumë shtrenjtë. Nuk është kjo që të shumëzoni me zero opozitën.
Paloka: Është shkelur rregullorja edhe në përcaktimin e relatorëve. Keni përcaktuar dy relatorë të PS dhe asnjë për opozitën. Qeveria duke vonuar paraqitjen e buxhetit në Kuvend ka shkelur Rregulloren, duhet ta kishte dorëzuar deri në datën 25 tetor. Argumentet që na u dhanë sot ishte se qeveria kishte takim  me FMN.
Ruçi: Është i drejtë pretendimi i opozitës që sivjet buxheti është i vonuar. Mos bëni sikur nuk e dini situatën ekonomike, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. E përzutë FMN në 1996 dhe dihet se ca ndodhi në Shqipëri.

Berisha: Parafolësi foli për buxhetin e vitit 2009 kur ata nuk ndoheshin as në Tiranë dhe jo më në Parlament. Parafolësi mashtroi dhe tha se ne kemi përzënë FMN. Brenda katër muajve me dektretin e gropës aq sa e kishit mbajtur ne në katër vite dhe sillni këtu një buxhet që rrit borxhin tre herë më shumë sesa e kishim rritur ne në katër vite.
Bode: Kjo është unikale nuk ka bërë kurrë vaki që buxheti i shtetit të vijë në mes të dhjetorit. Është i pari buxhet në historinë e Shqipërisë që vjen të miratohet dhe tu thotë shqiptarëve që brenda 1 viti do të marrim 1 miliard borxh.
Topalli: Keni gjetur deficitin shqiptar 450 dollarë e keni çuar në 1 milion dollar për katër muaji. Ku po e çoni ekonominë? Ky është buxheti me katastrof që keni sjellë. Ky është skenari grek. Ky është skenari i Papandreut.

Amendamentet
-Shqyrtimin në parim në 30.12.2013 dhe shqyrtimin në seancë plenare në 13.01.2014. 47 pro, 75 kundër. Bashkon votën me PS-në Omer Mamo i PDIU-së)
-Shqyrtimi i pr.buxhetit nga komisionet e hershme seancë dëgjimore në komisionet e përhershme në datën 20 dhe 26 dhjetor: 48 pro 74 kundër.
-Paraqitja e pr.buxhetit nga ministri i Financave në datën 18.12.2013 dhe pyetje mbi të: 74 kundër, 46 pro dhe 1 abestim (Dashamir Shehi).
-Diskutimi në parim i të ardhurave të buxhetit në 26.12.2013, diskutimi i shpenzimeve në 27 dhjetor, diskutim i deficiti në 28 dhjetor: 48 pro 74 kundër.

-Seancë dëgjimore me grupet financiare në 3 janar 2014,shqyrtimi i raportit të komisioneve të tjera parlamentare dhe amendamentet e paraqitura nga deputetë në 10 janar: 46 pro, 75 kundër 1 abstenim (Sali Berisha bashkon votën me PS, Dashamir Shehi abstenim)
-Kalendari i propozuar nga Braçe (28 dhjetor): 74 pro dhe 48 kundër.
-Berisha: Votova kundër sepse onstatoj se në panik të madh e në padije të plotë qeveria Rama - Meta përpiqet vetetëmithi ta fshehë. Votava kundër sepse ky buxhet është i vdekur pa lindur fare.
 

Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit