Janar-Gusht, 23 % e faturave të OSHEE janë lëshuar me zero konsum

Teksa Operatori i Shpërndarjes se Energjisë e ka rritur eficiencën e grumbullimit te të ardhurave, abonentët me faturim konsumi zero rezultojnë të jenë rritur në raport me kohën kur kompania çeke CEZ, sapo kishte lënë administrimin në OSHEE. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, faturat me vlerë zero arritën në 279.284 në fund të muajit gusht, duke zënë 23.3 % të totalit të numrit të faturave të lëshuara. Në muajin prill të vitit 2013, vetëm katër muaj pasi CEZ ishte larguar nga Shqipëria, numri i faturave me konsum zero ishte 242.502. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës