Pas niveleve shumë të ulëta gjatë vitit të shkuar, çmimet e konsumit kanë shënuar një rritje prej 2.8% në muajin janar.
 
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,8 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %.
 
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 24,8 %. Rritje të konsiderueshme kanë shënuar dhe çmimet e grupeve “Argëtim e kulturë”, “Transport”, “Pije alkoolike dhe duhan”. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 1,8 %, pasuar nga nëngrupi “mish” me 0,5 %.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com