Tragjedia në Durrës, që tronditi opinionin publik, pasi dy fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, rikthen sërish vëmendjen tek një fenomen që, pavarësisht masave dhe kontrolleve, vijon të marrë jetë në rrugët shqiptare.
Një analizë e statistikave të pesë viteve të fundit tregon një realitet shqetësues. Numri i aksidenteve ka njohur ulje dhe ngritje, por bilanci i viktimave mbetet alarmant, madje viti 2025 rezulton më fatali i kësaj periudhe.
Në vitin 2021, në të gjithë vendin u regjistruan 1376 aksidente rrugore. Si pasojë, 1860 persona u përfshinë në ngjarje rrugore dhe 197 prej tyre humbën jetën.
Një vit më pas, në 2022-shin, aksidentet ranë në 1165, ndërsa edhe viktimat pësuan ulje, me 164 jetë të humbura — shifra më e ulët e pesë viteve të fundit.
Por ky trend nuk zgjati.
Në vitin 2023, aksidentet u rritën sërish në 1285, ndërsa numri i viktimave shkoi në 192.
Kulmi i numrit të aksidenteve u arrit në vitin 2024, me 1666 përplasje rrugore dhe 2255 persona të përfshirë. Megjithatë, pavarësisht numrit më të lartë të aksidenteve, viktimat ishin 175 — më pak se në vitet pararendëse.
Kjo do të ndryshonte ndjeshëm në vitin 2025.
Edhe pse numri total i aksidenteve ra në 1375, u regjistrua bilanci më i rëndë i pesë viteve të fundit: 200 persona humbën jetën. Me më pak aksidente se një vit më parë, por me më shumë viktima, 2025 rezulton viti më fatal i periudhës 2021–2025.
Shqetësues mbeten edhe rastet e shkaktuara nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit. Nga 45 raste në vitin 2021, ato arritën në 62 në vitin 2024 dhe 30 në vitin 2025.
Ndërkohë, edhe shifrat e tre muajve të parë të vitit 2026 tregojnë se situata mbetet larg përmirësimit. Nga janari në mars janë regjistruar 282 aksidente, me 391 persona të përfshirë në aksidente.
Një tregues se, edhe këtë vit, rrugët vijojnë të mbeten mes kërcënimeve më serioze për jetën.
Dhe ndërsa statistikat flasin me numra… tragjedia e kësaj të diele në Durrës kujton se pas çdo shifre fshihet një familje e shkatërruar, një jetë e ndërprerë, dhe një pyetje që rikthehet pas çdo aksidenti fatal: a po bëhen rrugët shqiptare më të rrezikshme?
Komente










kam 35 vite me patente por se harroj se vetem nje gjobe kam marre tere jeten e kjo ishte para 9 vitesh ku kishte trafik tek unaza e kisha mbetur ne mes kryqezimit kur shenja e semaforit ndryshoi e u be e verdhe e pastaj e kuqe . E policia me bllokoi e me gjobiten me 20000 mije leke te reja . Po ndertoheshin shkolla e spitale atehere thoshin policet se ka thene i madhi. Eh thashe me vehte po ky sa ka paguar deri tani se nuk e paska per here te pare.
PërgjigjuKjo që po ndodh në qarkullimin rrugor quhet luftë çdo ditë vikëtima. URGJENTISHT DUHET VEPRUAR SI NË BOTË SHKELËS TË PËRSËRITUR NË NUK DUHET TË KENË LEJE DREJTIMI...
PërgjigjuShqiptaret jane kamikaze ne rruge dhe totalisht te papergjegjshem. Keq me vjen, por eshte e verteta. Jetoj jashte dhe e di ndryshimin. Kam patente, por aty nuk i jap dot, sepse askush nuk respekton asnje rregull. Nuk vene sinjalin per te treguar drejtimi, kalojne nga korsia djathas tek ajo e majta se ta kishin rrugen e babes, parakalojne verberisht, pavarsisht le te dale para dikush, ecin midis dy korsive, midis dy korsive hej, ecin tek korsia e emergjences kur ka trafik, parkohen dyshe, nuk respektojne prioritetet, futen ne rreth dhe krijojne trafik pa lidhje. Per mua, duhet te kalojne provimin nga e para dhe tolerance zero. PRA, te kalohet provimi nga e para, teoria nga e para. 1 mungese respekti gjobe, tek e dyta hiqet patenta pergjithmone. vetem keshtu mund te zene mend. Jemi i vetmi vend te EU qe ecim ne kete menyre se kemi mentalitet te kalbur, jo se nuk funksionon shteti, pavarsisht se shteti ka fajet e veta. Pse shteti ta ka fajin qe nuk te dhimbset jeta jote? Shteti ta ka fajin qe behesh vrases ? per cfare?
Përgjigju2026 nuk eshte mbyllur akoma. Pse mundoheni tia hidhni fajin drejtoreve te meparshem.
Përgjigjurikthen sërish vëmendjen tek një fenomen që, pavarësisht masave dhe kontrolleve, vijon të marrë jetë në rrugët shqiptare. Te keqen e propagandes.
Përgjigju