Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me një apel për të shkuar dhe për të bërë vaksinën kundër grupit. Rama shkruan se vaksina është falas për grupet e rrezikuara, siç janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të shkuar pranë qendrës suaj shëndetësore për të marrë vaksinën kundër gripit, të cilën grupet më të rrezikuara si të moshuarit, fëmijët (2-5 vjet) dhe të sëmurët kronikë do ta kenë falas, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama. Prej fillimit të nëntorit ka filluar vaksinimi.