Botërori 2026 në SHBA-Amerikë dhe Kanada po spikat jo vetëm për surprizat e përfaqësueseve debutuese ose të vogla, por edhe për kartonët e kuq. Kur janë luajtur rreth 1/3 e ndeshjeve, ose 38 nga 104 ndeshje që janë gjithsej deri në finale, janë akorduar 8 kartonë të kuq. Dyfish i atyre që janë dhënë në ‘Katar 2022’, kur në të gjithë kompeticionin gjyqtarët e nxorrrën vetëm 4 herë këtë karton. Rekordin e kartonëve të kuq e mban Botërori 2010 në Afrkën e Jugut ku 28 lojtarë e pësuan me përjashtim nga fusha.
Detaj interesant i këtij Botërori është edhe shtimi i shumtë i autogolave. Ndryshe nga Katar 2022 ku u realizuan vetëm 2 autogola, këtë herë në SHBA-Kanada dhe Meksikë janë realizuar 7 vetëm në 38 ndeshje.
Analistët besojnë se këto gabime po luajnë një rol vendimtar në rezultatin e ndeshjeve dhe pasqyrojnë evolucionin taktik të futbollit modern. Në të vërtetë, ekipet moderne zhvillojnë lojëra sulmuese gjithnjë e më të shpejta dhe agresive, të bazuara në krosime të fuqishme në zonën e penalltisë, presion të pamëshirshëm dhe ndryshime të vazhdueshme në pozicionet sulmuese.
Në këtë kontekst, mbrojtësit detyrohen të ndërhyjnë në fraksione sekonde, shpesh me shumë pak kohë për të vlerësuar situatën. Një devijim i pavullnetshëm, një rikthim i papritur ose një bllokim i dëshpëruar është i mjaftueshëm për të transformuar një lëvizje mbrojtëse në një gol. Ekspertët theksojnë gjithashtu se rritja e shpejtësisë së lojës zvogëlon në mënyrë drastike kufijtë e gabimeve, duke rritur rrezikun e incidenteve që do të kishin qenë shumë më pak të shpeshta në të kaluarën.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







