‘Janë siguruar 200 mijë vaksina kineze’, mjeku Tateshi për Report TV: 3 qytetarë kanë ndërruar jetë nga varianti i ri i COVID në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar ditën e sotme kontratën për furnizim me 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19.

Mjeku nga Maqedonia e Veriut, Bekim Tateshi tha për Report TV se ky është një lajm i mirë, pasi procesi i ardhjes së vaksinave në Maqedoninë e Veriut po zvarritet.

Tateshi tha se janë siguruar 200 mijë doza të vaksinës kineze kundër COVID, por ende nuk dihet data fikse se kur do të mbërrijnë në vend.

‘Nëse kthehemi pas diku para 6 muajve më parë Ministria e Shëndetësisë premtonte se Maqedonia diku në fillim të shkurtit do të marrë vaksinat e para sipas programit ndërkombëtar, vaksinën COVAX, mirëpo siç e dini shtete e vogla e kanë shumë të vështirë ti qasen këtij programi specifik.

Ka pasur disa variante, mirëpo politika e Maqedonisë së Veriut, e cila është edhe anëtare e NATO-së ka dashur që të tregojë një qasje tjetër, se vaksinat do ti sigurojë nga Perëndimi dhe jo nga Lindja. Mirëpo për fat të mirë u nënshkrua sot marrëveshja për diku rreth 200 mijë doza, me kompaninë kineze “Sinofarm”.

Nuk thuhet se kur do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut. Janë të siguruara, por nuk dihet kur do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia për shkak të proceseve të koklavitur, nuk ka arritur ende që të kryejë asnjë vaksinim në vend. Kemi një rënie të shifrave të reja, kjo është shpresdhënëse, por më tremb vonesa për vaksinimin e popullatës.’- tha mjeku.

Mjeku Tateshi foli edhe për variantin e ri të COVID-19, atë të Britanisë së Madhe, ku tha se në vend numërohen 46 raste dhe se tre prej tyre kanë ndërruar jetë nga ky mutacion i ri i virusit.

‘Rastet me variantin e ri të Britanisë së Madhe të COVID, janë shtuar sot janë shënuar 46 raste në total. Prej këtyre 46 rasteve, tre prej tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e mutacionit të ri. Ai virus nuk ka ndonjë pasqyrë të ndryshme nga COVID, vetëm se shpërndarja është shumë më e shpejtë.

Sipas marrëveshjes rreth 200 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt, ndërsa data e saktë do të bëhet e ditur ditëve në vijim.’- tha Tateshi.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës