Maqedonia e Veriut, nënshkruan marrëveshje për 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19

Maqedonia e Veriut, nënshkruan marrëveshje për 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19

Maqedonia e Veriut  ka nënshkruar sot kontratën për furnizim me 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19, transmetojnë mediat vendase. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë kineze “Sinofarm”. Sipas marrëveshjes rreth 200 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt, ndërsa data e saktë do të bëhet e ditur ditëve në vijim.

 “Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Tashmë është miratuar plani kombëtar i imunizimi. Dy mijë deri në 2,500 qytetarë pritet të vaksinohen çdo ditë. Për çdo qytetar që do të marrë dozën e parë do të rezervohet menjëherë dhe e dyta që duhet të merret pas 21 ditësh.

Përveç vaksinave kineze, vendi ka siguruar edhe 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX, ndërsa për po kaq doza po diskutohet për marrëveshje direkte me kompaninë “Pfizer”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat