Ekspertët e ekonomisë janë në një debat publik në prag të nisjes së fushatës elektorale lidhur me premtimet që po bëjnë palët politike. Të ftuar në ‘Studio Live’, Report Tv ekspertët Fatos Çoçoli dhe Klodian Muço kanë dhënë variantet e tyre, të shoqëruara me debate lidhur me premtimet e fundit të Partisë Demokratike.
Muço, i cili është pjesë dhe e departamentit të ekonomisë në PD ka thënë se PD do të bëj pensionet minimalisht 200 euro, nëse fiton zgjedhjet dhe do të punojë për të arritur objektivin e pagës mesatare në 1200 euro.
Muço: Aktualisht në kohën që po jetojmë, pensionistët e kanë humbur dinjitetin e tyre, vlera e pensioneve është nën minimumin jetik. Pensionet sot nisin nga 11 mijë lek të reja në muaj, pensioni mesatar sot me indeksimet e fundit është 17 mijë e 800 lekë të reja. Rreth 357 mijë pensionistë marrin më pak se mesatarja e pensioneve. Ajo që ka premtuar Partia Demokratike është se pensionet në Shqipëri do të jenë 200 euro. Është bërë dhe një amendament në parlament që të përcaktohet minimumi jetik dhe të shkojmë drejt pagës mesatare 1200 euro.
![]()
Nga ana tjetër eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli i ka quajtur premtimet e PD-së si një listë dëshirash dhe se sipas tij nuk janë të mundura. Eksperti tha se shifra që jep PD, se do të mbulojë paketën ekonomike me 350 milionë euro është nuk është e mundur .
Çoçoli: Do të ishte një mrekulli po është një listë dëshirash. Ne jemi ekonomistë, edhe eksperti përmendi disa shifra. Që ta çosh pensionin në minimumin jetik që ende nuk është zyrtar. Sipas vrojtimeve të tjera të besueshme duhet të kesh shtesë në buxhetin e shtetit 800 milionë euro. 350 milionë eurosh thotë Partia Demokratike. Është premtim i një nate vere. Ku do i gjejë Berisha paratë për 1200 euro pagë mesatare?
Komente

