Janë vetëm iluzionet e Albin Kurtit!

Janë vetëm iluzionet e Albin Kurtit!

Albin Kurti

1. Qeveria Kurti i konsideron pasaportat serbe ilegale, shkaku se në ato pasaporta, komunat e Kosovës shkruhen si komuna të Serbisë.
- Por, qeveria Kurti bën negociata me Serbinë, e kur Albin Kurti flet me Aleksandër Vuçiqin për të ardhmën e Kosovës, nuk i pengon që Vuçiqi e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë.
- Mimoza Kusari e ka lutur Millan Radojçiqin të bëhet me grupin parlamentar të VV-së kundër veteranëve të UÇK-së.
- Më keq se sa të bëhesh me Radojçiqin kundër veteranëve të varfër e të braktisur, nuk ka, as nuk mund të ekzistojë krim më i madh moral se ky....!
- Albin Kurti negocion me Aleksandër Vuçiqin, pasi që ka premtuar dhe është betuar se 'kurrë, e as atëherë' nuk do të pranonte të bisedonte me Vuçiqin, pa kërkuar ai falje për krimet luftës.
- Nëse qeveria e Kosovës nuk e kushtëzon Vuçiqin, pse pret nga serbët e Kosovës t'u vijë mërzi që janë serbë, e t'i refuzojnë pasaportat ilegale të Vuçiqit.
- Njëri prej tyre...Myfail B., më abdall nuk bën nana, po na trimëron 'mos iu tutni BE-së, por kritikojeni që i njohu pasaportat ilegale të Serbisë'.
- Pse ilegale?
Ju me ligj ua keni mundësuar serbëve të jenë edhe shtetas të Kosovës edhe të
Serbisë.

Serbët e Kosovës jetojnë në dy realitete ekstremisht të kundërta.
- Prej Serbisë marrin pasaporta, e prej juve marrin pare, pa punuar.
- Deputetët serbë i paguan Glauk buzagazi, anipse ata nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, për ta Kosova është Serbi, e as nuk shkojnë në Kuvendin e Kosovës, ama pagat e buxhetit të Republikës së Kosovës, po, i pranojnë.
- As BE s'ka bërë më 'zi'!
- Vitin e kaluar, Besnik Bislimi ka thënë se legalizimi i pasaportave ilegale serbe është shkelje e sovranitetit.
- E tash që BE e shkeli sovranitetin....çka ke për të thënë...
- çfarë ndodh kur shkelet sovraniteti!
- Hë!
- Për qeverinë Kurti pasaportat ilegale janë të papranueshme!
E nëse janë të papranueshme, pse po i pranoni!
A po ju pyet kush!

Kur s'pyetesh për vendin tënd, pse shtron pyetje?
- Jepni dorëheqje!
Jep....se nuk po mund ta nxjerrni as macen prej përsheshi!
2. Populli ia kanë lënë Albulena Haxhiut ta rrëzojë qeverinë Kurti.
Çfarë i duhet Albin Kurtit opozita, kur e ka Albulenën.
- Nuk mërzitet më kush...
(Nëse ka mbetur ndonjë shqiptar që mërzitet për ju, le t'ia bëj zemër këtij shkrimi, për demant).
- Populli janë duke vallëzuar midis xhadesë, në autostradë, në pishina dhe vallja po hidhet edhe në bregdet, nën ritmin e tupanit, gjindja kanë sharruar në ujë deri në bel, u kënaqen...
dasma, nuse me allaturka, për pesë minuta t'i ndërrojnë dhjetë fustana;
nuse me fakultet, ama bëjnë temena...!
- E qeveria na imton që ne t'i lëmë këto kënaqësi e të merremi me ata dhe me pasaportat e serbëve!
- S'ka mundësi!

2. Presidentja Osmani, këmbën mbi këmbë, në takime të shumta me evropianë, që shumica nuk ia dinë as emrin, për baroneshën Ashton jam e zonja të bëj
bé se nuk ia di Vjosës emrin.
- Asnjëri prej gjithë atyre evropianëve nuk i treguan Vjosës për legalizimin e pasaportave ilegale serbe...,
aq seriozisht e marrin presidenten më mendjemadhe të popullit më të varfër në Evropë, që vet është e mençur, jeton sa më larg varfanjakëve, në lagjen më luksoze!

3. Uji i Ujmanit u çlirua ama qytetarët serbë janë të armatosur.
Ti që nuk e ke provuar luftën, dhe nuk ke qëlluar në Veri kur kanë filluar bombardimet...mos u nxeh!
- Qeveria po ju rrezikon (pa dashje, besoj) kur po ju josh të notoni në Ujman 'për inat të serbëve'.
- Se kur krisi pushka e u dëmtuan veturat, djemtë qëlluan në brekë...trupi kërcente përpjetë...çka u bë!
- Sepse, në luftë, pa pritur e pa u kujtuar, i madh e i vogël, me gra, me pleq, me të reja e të rinjë serbë janë armatosur, shpejt si vetëtima.
- Ju e dini çfarë ndodhi me shqiptarët në Veri në vitin 2000, dhjetëra u vranë e mijëra u dëbuan, anipse aty kishte KFOR.
- Serbët janë të organizuar dhe kjo situatë e 'riçlirimit', e krijuar nga Albin Kurti është vetëm një iluzion, një qetësi e rrejshme, para furtunës.
- Nuk është trimëri të notosh në Ujman i rrethuar me policë në tokë, e me snajperistë serbë nëpër bjeshkë!
Është naivitet! (kjo këshillë vlen edhe për vëllain tim).

4. Kemi nevojë për atë paqen e përhershme, që nuk po ndodh!
- Aman, le të ndodh!
Se nuk çlirohet natyra i dashur shok Albin (nuk çlirohet liqeni, lumi e mali), pa u çliruar njerëzit!
P.S. 'I asked my father,
I said, "Father change my name."
The one I'm using now it's covered up
with fear and filth and cowardice and shame'

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë

Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë