Janjiç: Serbia nuk do ta njohë
Kosovën, as do ta pengojë atë

Janjiç: Serbia nuk do ta njohë<br />Kosovën, as do ta pengojë atë<br>
Presidenti i Serbisë,  Aleksander Vuçiç, vazhdimisht po deklaron për mundësinë e arritjes së  kompromisit me Kosovën, por si do të duket ky kompromis dhe çfarë pret ai të fitojë nga lëshimet në raport me shtetin kosovar?

Dushan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, thotë se: do të realizohet një skenar ku Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por as nuk do ta pengojë në arenën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për anëtarësime të ndryshme.

Serbët presin formimin AKS-së, nuk iu intereson demarkacioni. Në kthim të kësaj, Janjiç thotë se: Serbia do të përshpejtojë rrugën e vet drejt Bashkimit Europian dhe gjithashtu do të marrë shumë më shumë para se vendet e  tjera nga fondet e para-pranimit.
"Këto  janë disa kompromise serioze dhe besoj se Vuçiç kështu po e mendon, sepse, po të ishte ndryshe, ai as nuk do t’i futej kësaj pune”
, ka thënë Janjiç për N1, njofton Klan Kosova.

Janjiç gjithashtu ka thënë se: tani pritet që Vuçiç, bashkë me zyrtarë të tjerë shtetëror dhe median e afërt me pushtetin, të fillojnë të përdorin termë më pajtuese në raport me Kosovën./ VOA/

a
.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)