Janullatos: Ngjarja e Përmetit
na kujton ankthin e vitit 1967

Janullatos: Ngjarja e Përmetit<br />na kujton ankthin e vitit 1967
TIRANË – Kryepeshkopi Anastas Janullatos u ka folur dje besimtarëve në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, për ngjarjet e ndodhura ditët e fundit në ish-Pallatin e Kulturës të kthyer në kishë të Përmetit.
 
Në një video të publikuar nga Kisha Ortodokse, Janullatos tha se një ngjarje e tillë të kujton ankthin e vitit 1967 dhe ajo cenon rëndë jo vetëm Kishës Ortodokse, por edhe Shqipërisë.
 
“Për fatin e keq, dje patëm një ngjarje, e cila ishte shumë e dhimbshme e që askush nuk mund të fantazonte që kjo ngjarje mund të ndodhte në kohën e sotme, që kujtoi dhe solli në mendje ngjarje të shkuara në mënyrë të jashtëzakonshme.
 
Ashtu sikundër ju e keni dëgjuar, një grup rojesh të sigurisë shkoi e përdhosi vendet e shenjta të Kishës Ortodokse. Nuk e dimë cilët cilët janë ata persona që qëndrojnë prapa kësaj, por bëhet fjalë për një cenim shumë të rëndë jo vetëm të Kishës Ortodokse, por edhe të Shqipërisë.
 
Për të gjithë demokracinë ku ne kemi shpresa se do shkojmë më tej, ky rast na kujton ankthin e vitin 1967 kur PKSH-ja dëmtoi institucionet,”-tha Janullatos.
 
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës