Ambasada Ruse në Shqipëri ka postuar në facebook një foto të ambasadorit rus, i cili ka pritur në takim, kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos, ku mes të tjerash kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet ruso-shqiptare.
Në këtë njoftim shkruhet se ambasadori Karpushin ka takuar Janullatosin, ku ka vlerësuar bashkëpunimin midis kishave ortodokse të dy vendeve, duke theksuar se ky bashkëpunim është faktor i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare.
Postimi i Ambasadës Ruse në Shqipëri
Ambasadori Karpushin u prit dje në një takim nga Primati i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos. Bashkëbiseduesit e vlerësuan lart nivelin aktual të bashkëpunimit midis kishave ortodokse të dy vendeve, i cili është një faktor i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare në fusha të ndryshme. U diskutua gjithashtu mbi perspektivat e zhvillimit të shkëmbimeve në sferën kulturore, humanitare dhe shpirtërore.

Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com