Januzaj brenda 6’ shënoi dy herë duke marrë elozhet e medieve, trajnerit dhe gjithë tifozëve. Në golin e parë është vetë protagonist duke dhënë një top të bukur nga krahët që më pas e merr në zonë si dhuratë duke e dërguar në rrjetë. Në golin e dytë pas një krosimi në zonë topi largohet nga mbrojtja duke përfunduar në këmbët e kosovarit që me një gjuajtje fluturimthi e ndal në rrjetë për herë të dytë në pak minuta.
Manchester City fitoi me rezultatin 3-1 përballë Everton, madje me një penallti të humbur nga Aguero. Kampionatet më të forta në Evropë këtë javë kanë dhuruar minuta shumë emocionuese, por edhe rezultate shumë surprizë. Në Bundesligë Bayerni i Mynihut në një super ndeshje nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Bayern Leverkusen në transfertë.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Bayern, por vendasit barazuan shumë shpejt duke mos e ndryshuar më deri në fund rezultatin. Dortmundi i ka lënë vendin e parë Baynerit pas humbjes me Munshengladbah 2-0, një rezultat i papritur për Klopp që priste një hap fals nga Bayerni, por në fakt humbi vetë.