/ATSH/. - Manchester United mendon qe ta huazoje Adnan Januzajn te gjiganti portugez, Porto, deri në fund të sezonit.
Adnan Januzaj pritet të largohet nga Manchester Unitedi në fomë huazimi deri në fund të sezonit, pasi nuk po arrin të zerë vend në formacionin e Louis Van Gaalit.
Ditet e fundit, mediat britanike dhe portugeze kanë shkruar se kosovari me pasaportë belge pritet të huazohet te gjiganti portugez, Porto.
Por, trajneri i Portos, Julen Lopetegui, nuk ka pranuar të flase për transferimin e mundshëm të kosovarit, shkruan portali portugez, MaisFutebol, sipas gazetes Express.
Kur është pyetur për Januzajn, Lopetegui ka thënë: "Ne duam që të fitojmë ndeshjen e radhës në Penafiel. Kjo është ajo që na shqetëson me të vërtetë".
Por, gjatë kësaj jave është raportuar se Januzaj po kërkohet edhe nga Real Sociedad, Aston Villa, Everton, Juventusi dhe PSG-ja
/Shqiptarja.com