Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur në 63. Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se kanë dalë nga shtrati 92 përrenj dhe lumenj në 10 rajone të ndryshme.
Përmbytjet nga uji kanë shkaktuar shembjen e disa urave, pemëve, rrugëve dhe përmbytjen e mijëra shtëpive.
Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive tha se është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve që jetojnë në Kyushu.
Ndërkohë Agjencia Metereologjike e Japonisë paralajmëroi se shirat në rajon do të vazhdojnë dhe se duhet të ndërmerren masat e nevojshme.