TOKIO, 14 tetor /ATSH-AFP/ - Marrëdhëniet kino-japoneze nuk duhet të kenë më tepër në fokus të kaluarën, por të kthejnë vështrimin nga e ardhmja, theksoi sot kryeministri japonez, Shinzo Abe gjatë një takimi me këshilltarin kinez të shtetit, Yang Jiechi.
Vizita e diplomatit të lartë të Pekinit në Tokio, e para e këtij niveli prej disa vjetësh, është një shenjë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe që mbeten të ngurtësuara për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale dhe historike.
Gjatë takimit, Abe vuri theksin në prani të Yang në lidhje me pozicionin "e palëkundur" të Japonisë si "komb paqedashës", duke pohuar se kishte nxjerrë mësime nga e kaluara.
Këto deklara iu raportuan medias nga ndihmëssekretari i përgjithshën i qeverisë, Hiroshige Seko.
"Ne duhet të ndërtojmë marrëdhëniet Japoni-Kinë me sytë drejt së ardhmes sesa theksimin e ekzagjeruar ndaj së kaluarës famëkeqe", u drejtua Abe në prani të Sekos.
Te dy shtetet janë në konflikt në lidhje me sovranitetin e ishujve Senkaku (të quajtura Diaoyu nga Pekini) në Detin e Kinës Lindore duke mos rënë dakort në lidhje me faktet historike, Pekini kritikon japonezët për mungese të shfaqjes së ndjesës së sinqertë për abuzimet e kryera nga ushtarët japonezë gjatë luftës./











