Një alarm për cunam është lëshuar nga autoritet pas një tërmeti 6.8 ballë të shkallës Rihter që goditit bregdetin e Japonisë.

Ende nuk raportohen për dëme, por Agjencia vendore e Meteorologjisë dha njoftimin për një cunam prej 0.2-metër në bregdetin perëndimor në ishullin Honshu.

Tërmeti ra rreth 30 milje larg qytetit Sakata tha agjencia, ku dridhjet u regjistruan në zonat bregdetare të prefekturave Yamagata e Niigata dhe në zonën Noto në prefekturën Ishikawa.

Shtatë reaktorët e uzinës bërthamore Kashiwazaki-Kariwa në Niigata ishin jashtë linjës ndërsa nuk u raportuan për anomali.