Japoni – Zakonisht agjencitë e reklamave përdorin billbordet për të vendosur reklama të caktuara. Por, disa agjenci në Tokio kanë gjetur një mënyrë krejtësisht të re dhe unike, për shkak se nuk ka më hapësira për të vendosur billborde dhe ekrane të mëdha.
Ato kanë filluar t’i bëjnë reklamat tatuazh tek këmbët e femrave si një mënyrë për të kapur vëmendjen e audiencës. Sigurisht që këto nuk janë tatuazhe të përhershme, por të përkohshme. Një menaxher i një agjencie reklamash tha se “këmbët e femrave janë një vend i përsosur për të stampuar këto reklama, dhe kjo për shkakun se djemtë janë të etur për të pare, kurse femrat janë të gatshme për të ekspozuar”.

Foto të tjera
Deri më tani, më shumë se 300 mijë femra kanë nënshkruar për të bërë tatuazh këto reklama apo logot e kompanive të ndryshe mbi trupin e tyre. Por, për të bërë tatuazh të tilla reklama ka disa kritere që jo të gjithë mund t’i përmbushin.
Së pari, duhet të jesh 18 vjeç dhe të disponosh së paku 20 miq në rrjetet sociale. Dhe së dyti, kKriteri tjetër ka të bëjë me faktin se vajzat duhet të veshin funde të shkurtra dhe çorape të gjata, në mënyrë që më së shumti të bjerë në sy tek të tjerët reklama. Shuma që përfitojnë pjesëmarrësit nga kjo mënyrë e veçantë reklamimi është 75 euro në ditë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com