Japoni, nis festivali akullit me
skulptura të mrekullueshme

Japoni, nis festivali akullit me <br />skulptura të mrekullueshme
JAPONI - Festivali i Sapporo-s në Japoni nisi me reshje të mëdha dëbore dhe me skulptura të mrekullueshme akulli. Festivali i dëborës, që këtë vit shënoi 64-vjetorin e saj është një nga ngjarjet më tërheqëse në Japoni.

Në ceremoninë e hapjes pjesëmarrësit sfiduan temperaturat e ulëta -6 gradë celcius dhe shijuan punimet e mrekullueshme, të gjitha prej akulli. Këto skulptura të bukura akulli na çojnë vërtetë në botën e çudirave.

Në këtë qytet fantastik paraqiten riprodhime mahnitëse të disa prej ndërtesave më ikonë në Japoni, të gjitha të krijuara mbi blloqe akulli.

Tradita e këtij festivali daton që prej vitit 1950 ku një grup studentësh të shkollave të mesme ndërtuan disa skulptura akulli në Odori Park në qendër të Sapporos. Që prej atëherë Festivali i dha popullit një ndjenjë optimizmi për të shikuar të ardhmen pasi Japonia ishte ende duke u rimëkëmbur nga efektet pas Luftës së Dytë Botërore.

Festivali i këtij viti do të zgjasë deri më 11 shkurt, datë e cila përkon me Vitin e Ri Kinez, i njohur ndryshe si Viti i Ri Lunar. Organizatorët e eventit thanë se qyteti do të presë miliona turistë vendas dhe të huaj për të shijuar punimet e mrekullueshme të skulptorëve japoneze.


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ