JAPONI, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Një tajfun i quajtur "Neoguri" u drejtua sot drejt ishullit Okinawa, në ekstremin jugor të Japonisë, me erëra që arrijnë deri në 270 kilometra në orë, njoftoi agjencia meteorologjike japoneze.
Neoguri ndodhet 300 kilometra në jug të ishullit që do të mbërrijë nesër në mëngjes, sipas informacioneve të agjencisë, që nuk përjashtoi që tajfuni të prekë gjithashtu vetë arkipelagun japonez me më pak forcë.
Në pritje të erërave të forta dhe shirave të rrëmbyeshëm, agjencia u ka kërkuar banorëve të Okinawas të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme./
/ec/