Mieko Nagaoka, japonezja 100-vjeçare, arriti të përfundojë një garë noti prej 1 500 metrash, stil i lirë, në një provë që asnjë bashkëmoshatar i saj në botë nuk e ka bërë ende.

E vetme në kategorinë 100-104 vjeç, Nagaoka e përfundoi sfidën e saj për 1h 15′ 54”, të shtunën në prefekturën e Ehimes, nën duartrokitjet e një publiku entuziast.

Rekordi i saj u homologua nga Libri i Rekordeve ”Guinness”.

”Dua të notoj deri sa të arrij 105 vjeç, nëse do të rroj kaq gjatë”, deklaroi ajo për agjencinë japoneze të lajmeve, Kyodo.

”Nagaoka filloi të notojë vetëm kur mbushi 80 vjeç për shkak të një dëmtimi në gju”, shton agjencia.

Në Japoni ka 59 000 persona mbi 100 vjeç, ku 87 për qind janë femra.


Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)