TOKIO, 18 shtator /ATSH-DPA/ - Opozita ka ndërmarrë sot një hap të madh kundër kryeministrit, Shinzo Abe për të bllokuar reformën ushtarake, një ditë pasi propozimi shkaktoi trazira dhe përçarje në Dhomën e Lartë.
Partia Demokrate e Japonisë është kundër reformave që do të lejonin për herë të parë që pas Luftës II Botërore, përdorimin e forcës ushtarake në mbështetje të aleatëve përtej detit.
Partia në pushtet, Partia Liberaldemokrate (LDP), vazhdon përpjekjet për të votuar reformën që prej ditës së mërkurë, por kjo procedurë është bllokuar nga ligjvënësit opozitarë, të cilët në një moment bllokuan korridorin për te ndërtesa parlamentare "Diet".
Mbi 10 000 veta manifestuan këtë javë për të protestuar kundër legjislacionit, që provokoi shpërndarjen e Dhomës se Ulët në korrik.
Sondazhet tregojnë se mbi 60 për qind e publikut është kundër reformës, por shumica e koalicionit LDP në Dhomën e Lartë shprehen se reforma do të kalojë nëse votimi kryhet.
Ligji i ri i lejon ushtrisë së Japonisë që të ndërhyjë si "vetëmbrojtje e përbashkët" nëse kërcënohen interesat e saj brenda apo jashtë vendit.