JAPONI - Tajfuni që ka përfshirë Japoninë dhe ka shkaktuar deri edhe humbje jetësh njerëzore, po rrezikon centralin bërthamor në Fukushima, të cilit po i afrohet me me një shpejtësi prej 160km/orë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka dhënë "Alarmin special" në zonat ku ka informacion për shkatërrime të mëdha të banesave dhe të infrastrukturës si edhe raste të plagosurish dhe të humbur. 

Ndër zonat më të prekura nga kjo katastrofë natyrale është qyteti i Kiotos, ku gati 90 mijë familje tashmë janë evakuuar.
 
Redaksia online
(Elvana Bilali/arsh/Shqiptarja.com)