Edvin Shvarc, i shkarkuar nga pozicioni i tij në Presidencë pasi në krye të këtij institucioni erdhi Bajram Begaj, ka nisur punë në SPAK.
Përmes një njoftimi të Prokuorisë së Posaçme thuhet se Shvarc, djali i përkthyesit të madh shqiptaro-hebre, Robert Shvarc, ka fituar përmes konkurrimit pozicionin e “përgjegjësit të Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1”.
I diplomuar për gjuhë angleze, prej vitit 2002 Shvarc punonte si përkthyes në Presidencë, kur në krye të institucionit ishte Alfred Moisiu. Në vitin 2017, Shvarc mori detyrën në Presidencë si Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median.
'Përgjegjës i sektorit të raportimeve pranë bashkimit europian, në sektorin e raportimeve pranë bashkimit europian, pranë prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, klasa iii-1. Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil, kërkesave të veçanta të shpallura për konkurim dhe të përfundimit të procesit të ankimimit, njofton se, për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1 Kandidati fitues është: Edvin Shvarc', thuhet në njoftim.
Komente












