Japoni, shkon në 155 bilanci i të vdekurve nga përmbytjet, dhjetra të tjerë nën rrënoja

Japoni, shkon në 155 bilanci i të vdekurve nga përmbytjet, dhjetra të tjerë nën rrënoja

Pamje nga përmbytjet në Japoni

Të paktën 155 njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shiu i dendur që ka pushtuar Japoninë perëndimore.

Ekipet e shpëtimit kanë filluar punën me gërmimet në baltë dhe nën rrënoja për të gjetur të mbijetuarit, ndërkohë që dhjetra persona të tjerë janë shpallur të zhdukur. Për t’u ardhur në ndihmë të humburve, më shumë se 70,000 punonjës shpëtimi, përfshirë zjarrëfikëset dhe ushtrinë, janë përfshirë në përpjekjet për gjetjen dhe evakuimin e tyre.

"Ne jemi duke kontrolluar çdo shtëpi të vetme për të parë nëse ka ende njerëz të bllokuar brenda. Ne e dimë se kjo është një garë kundër kohës, ndaj jemi duke u përpjekur me të gjitha mundësitë që kemi.

Është shprehur një zyrtar i prefekturës së Okayamas

(Pamje nga operacionet e shpëtimit në Japoni)

Kjo është shkalla më e lartë e vdekjeve të shkaktuara nga reshjet që Japonia ka parë në më shumë se tre dekada.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot