Siç e tregojnë edhe pamjet, shtëpitë janë zhvendosur nën baltë dhe shkëmbinj ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për kërkim-shpëtimin e sa më shumë personave.
Mediat japozneze kanë raportuar se disa pjesë të qytetit, reshjet e rëna kishin arritur nivelin e tyre më të lartë të regjistruar ndonjëherë, 204 milimetra shi në 3 orë.
Ndërkaq, zyrtarët e motit kanë paralajmëruar se një tjetër rënie shiu mund të shkaktojë rrëshqitje më të rënda toke. Një vit më parë, një tajfun shkaktoi rrëshqitje toke në ishullin Izu Oshima, në jug të Tokios duke lënë 35 viktima.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)