Japoni zjarr në spital, humbin jetën 10 persona

Japoni zjarr në spital, humbin jetën 10 persona
JAPONI -  Një spital në Fukuoka, në jug të Japonisë, është përfshirë nga flakët dhe si pasojë kanë humbur jetën 10 persona. Mes viktimave janë 8 pacientë, ish drejtori i structures spitalore dhe gruaja e tij. 
Janë të paktën 5 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë. 

Qendra e Ortopedisë, kishte 17 persona të shtruar dhe pjesa më e madhe ishin të moshuar. 

Sipas burimeve policore, ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por po hetohet për të zbardhur ngjarjen. Gjithëka ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit dhe personat që gjendeshin brenda kësaj ndërtese janë zënë në befasi, ndërsa ishin në gjumë. 

Një funksionar i departamentit të zjarrëfikësve në Fukuoka, ka thënë se nuk ka shenja për vënie të qëllimshme të këtij zjarri, gjithashtu ai dha edhe detaje të ngjarjes, duke thënë se zjarri kishte nisur në katin përdhes të ndërtesës me katër kate dhe ishte bërë e mundur fikja e tij, pasi ishte shkatërruar pjesa më e madhe e ndërtesës.

Redaksia Online
(e.b/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret